By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hovenier: Ende herët që ta dimë kush qëndron pas sulmit, nuk përjashtoj asnjë grup as shtet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hovenier: Ende herët që ta dimë kush qëndron pas sulmit, nuk përjashtoj asnjë grup as shtet
Maqedoni

Hovenier: Ende herët që ta dimë kush qëndron pas sulmit, nuk përjashtoj asnjë grup as shtet

admin
Last updated: 02/12/2024 11:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen e SHBA-ve për zbardhjen e sulmit në Ibër Lepenec, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Hovenier tha se nuk përjashtohet nga sulmi asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër, por sipas tij është shumë herët, të dihet e kush janë përgjegjësitë.

Ai ka thënë se ShBA-ja po punon ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë “sulm të papranueshëm”.

“Dua të theksoj disa gjëra nga ana e ShBA-së, ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës, që ka targetuar furnizimin me energji elektrike, ngrohjen dhe ujin e pijshëm të vendit.  ShBA mbështet një hetim gjithëpërfshirës, kemi ofruar përkrahjen tonë të plotë për institucionet e Kosovës. Është shumë me rëndësi që të gjenden personat përgjegjës. Këto akte të dhunës janë të pajustifikueshme, ato rrezikojnë qytetarët e Kosovës.”, tha Hovenier.

I pyetur se a mund të mbahet Serbia përgjegjëse për të, ai ka thënë se është herët që të dihet saktë se kush ka pasur gisht në sulm.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti: Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si shtet evropian, sulmet kanë qëllim destabilizimin e vendit tonë
Next Article QMK: Personat e ngujuar në Mavrovë janë nxjerrë me ndihmën e një automjeti special

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?