By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian Shqipëri-Gr
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian Shqipëri-Gr
Shqipëri

Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian Shqipëri-Gr

admin
Last updated: 28/11/2026 13:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vullnetin e përbashkët për të vijuar dialogun e hapur dhe konstruktiv, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivës së përbashkët europiane.

“Partneriteti strategjik, miqësia, dialogu i hapur dhe konstruktiv, si dhe e ardhmja e përbashkët europiane janë shtyllat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si vende fqinje dhe aleate në NATO, ne ndajmë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë”, u shpreh Hoxha.

Dy ministrat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimet rajonale dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ata rikonfirmuan rëndësinë e ruajtjes së një dialogu të ngushtë dhe konstruktiv, të mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe rëndësia strategjike e zgjerimit të Bashkimit Europian, veçanërisht në kontekstin e diskutimeve të ripërtërira mbi të ardhmen e Europës dhe nevojën për të ruajtur ritmin dhe besueshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Një proces zgjerimi i besueshëm, i bazuar në meritë dhe me vizion për të ardhmen, është thelbësor jo vetëm për transformimin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Europës”, theksoi Hoxha.

Ministri shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e anëtarësimit në BE, duke nënvizuar angazhimin e vendit për të avancuar negociatat përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga ky proces.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Greqia, si vende fqinje, aleate në NATO dhe partnere të lidhura nga marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, kanë një interes të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe për një rajon më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë.

Në përfundim të takimit, Hoxha shprehu kënaqësinë për të mirëpritur homologun Gerapetritis në Shqipëri në një të ardhme të afërt, për të vijuar dialogun dhe bisedimet në interes të të dy vendeve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë
Next Article Sulme ruse në periferi të Kievit, 10 të vdekur dhe disa të zhdukur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?