By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë
Kosovë

Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën irlandeze “The Irish Times” gjatë kohës kur po merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin nuk e fsheh kënaqësinë për largimin e ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, të cilin e akuzon se gjatë udhëheqjes së tij ka mbikëqyrur një fushatë për destabilizimin e Kosovës.

“Gjatë viteve të fundit, gjatë mandatit të presidentit Vuçiq ata kanë vazhduar të dërgojnë grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve tanë. Para tri vitesh ata vranë rreshterin tonë të policisë. Presidenti Vuçiq i kishte njerëzit e tij të vegjël të gjelbër’, imituesit e Ëagnerit”, thotë Kurti, duke iu referuar kompanisë ushtarake private ruse.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Kosovës qeveria e re që do të formohet nga lëvizja Lista Studentore.

“Të dish se kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di edhe kush i fitoi ato”, thotë Kurti për median irlandeze,

Sipas Kurtit, Rusia kishte krijuar ndikim të konsiderueshëm në Serbi gjatë kohës së qeverisjes së Vuçiqit.

“Shpresoj që qeveria e re në Serbi të jetë më e orientuar drejt Evropës”, ka potencuar kryeministri kosovar.

Tutje, Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se nuk po kërkon trajtim të privilegjuar, por një proces të bazuar në merita.

“As proces të përshpejtuar, as dyer të pasme, as rrugë të shkurtra. Ne kërkojmë një proces të bazuar në merita. Na vini në provë. Procesi i anëtarësimit për ne nuk është më pak i rëndësishëm sesa vetë anëtarësimi, sepse presim që përmes tij t’i përshpejtojmë reformat në administratën publike, në sistemin e drejtësisë dhe në arsim”, potencoi ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
Next Article Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian Shqipëri-Gr

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?