By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial
MaqedoniTOP LAJM

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

admin
Last updated: 28/11/2026 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Mbrojtja e lumit Vardar dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave duhet të jenë prioritet shtetëror afatgjatë, për çka nevojiten institucione të koordinuara, bashkëpunim ndërsektorial dhe financim i siguruar. Këtë e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në hapjen e aktivitetit “Ditët e Vardarit 2026”, kushtuar të ardhmes së menaxhimit të pellgut të lumit Vardar.

Hoxha theksoi se përgatitja e Planit për Menaxhimin e Pellgut të Lumit Vardar përbën një hap të rëndësishëm, por nënvizoi se vlera e një plani dëshmohet përmes zbatimit të tij dhe jo vetëm përmes miratimit.

Në fjalën e tij, ai veçoi përparimin në monitorimin dhe klasifikimin e trupave ujorë, si dhe në identifikimin e presioneve mbi ujërat, përparim ky i evidentuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Megjithatë, ai theksoi se menaxhimi i ujërave nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një ministrie, pasi vendimet në bujqësi, energjetikë, industri dhe pushtetin lokal ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e tyre.

“Uji nuk njeh kufij ndërmjet sektorëve. Prandaj, na nevojitet një qasje e mirëfilltë ndërsektoriale, në të cilën institucionet do të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe do të marrin përgjegjësi të përbashkët”, tha ministri Hoxha.

Duke iu referuar karakterit ndërkufitar të pellgut të Vardarit, Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Kosovën dhe Greqinë, si dhe të mbështetjes së Zvicrës në fushën e mjedisit jetësor. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e komunitetit shkencor dhe të profesionistëve të rinj, duke nënvizuar se njohuritë, përvoja dhe inovacionet janë pjesë e rëndësishme e zgjidhjeve.

“Qëllimi ynë nuk është thjesht të përgatisim edhe një dokument strategjik, por të ndërtojmë një sistem ku përgjegjësitë janë të qarta, institucionet kanë kapacitetet për të vepruar, mjetet financiare janë të siguruara, ndërsa rezultatet janë të matshme dhe të dukshme. Ky është detyrimi ynë ndaj qytetarëve dhe brezave të ardhshëm”, porositi Hoxha.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QMK me paralajmërim: Moti përkeqësohet nga sonte, reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës
Next Article Valbon Limani mirëpret në takim Ambasadorin e Turqisë Alper Aktash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?