By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha prezanton drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Lezhë: Rritje e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha prezanton drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Lezhë: Rritje e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë
Shqipëri

Hoxha prezanton drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Lezhë: Rritje e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë

admin
Last updated: 19/11/2024 13:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi në Shkodër drejtorin e ri të Policisë, oficerin e karrierës Fatmir Lleshaj dhe drejtorin e ri të Policisë të qarkut Lezhë, Altin Mena.
Gjatë prezantimit të drejtorit Lleshaj, ministri Hoxha kërkoi rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë në tërësi, krimit të organizuar në veçanti dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë tek parandalimi i këtyre ngjarjeve duke vlerësuar me prioritet çdo informacion apo të dhënë që vjen nga inteligjenca apo qytetarët.
Për drejtorin e ri është rikthim në Shkodër, këtë herë në një rol drejtues.
Duke falënderuar ish-drejtorin Edmond Sulajn për kontributin, ministri Hoxha tha se “nën udhëheqjen e tij u arritën rezultate të rëndësishme, veçanërisht në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, problem që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe përkushtim”.
“Megjithatë, sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale vazhdojnë të jenë një kërcënim për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të Shkodrës. Ngjarjet e fundit kanë treguar se është urgjente nevoja për të forcuar operacionet dhe për të krijuar një mjedis ku krimi nuk gjen hapësirë për të vepruar”, tha Hoxha.
Ministri Hoxha u shpreh se “Lleshaj ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”.
Ministri Hoxha prezantoi edhe drejtorin e ri të qarkut Lezhë, Altin Mena, një oficer i njohur për strukturat dhe autoritetet në këtë qark, pasi deri dje ishte nëndrejtor.
“Gjatë ushtrimit të detyrave, ka qenë pjesë aktive e sukseseve të arritura së bashku me Drejtorin në detyrë Alfred Elezin, të cilin e falënderova për punën e bërë. Ndër arritjet e spikatura të kësaj drejtorie kanë qenë menaxhimi i suksesshëm i rendit dhe sigurisë gjatë një sezoni turistik tejet i ngarkuar dhe, veçanërisht, përpjekjet në luftën kundër narkotikëve. Por duhet ende punë sidomos sa i përket parandalimit të ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare duke bashkëpunuar ngushtë me IKMT-në. Ky është një prioritet që kërkon angazhim të plotë dhe bashkëpunim ndërinstitucional”, tha Hoxha.
Ministri Hoxha vuri në dukje se “Lezha si një qark me rëndësi të veçantë për shkak të potencialit turistik dhe zhvillimeve ekonomike, ka mjaft sfida që duhen adresuar, prandaj kërkohet një temp i ri pune dhe arritje të qëndrueshme”.
Ministri Hoxha vijon në qytetet e vendit prezantimin e 12 drejtorëve të rinj të policisë, të përzgjedhur nga një konkurrim ku morën pjesë 43 konkurrentë, që përfaqësojnë një gjeneratë të re oficerësh.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Garo: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e pasigurisë
Next Article Basha: Dy atentatet në pak ditë që tronditën Tiranën, alarm për situatën e rendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?