By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Dy atentatet në pak ditë që tronditën Tiranën, alarm për situatën e rendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Dy atentatet në pak ditë që tronditën Tiranën, alarm për situatën e rendit
Shqipëri

Basha: Dy atentatet në pak ditë që tronditën Tiranën, alarm për situatën e rendit

admin
Last updated: 19/11/2024 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas dy atentateve mafioze në Tiranë dhe vrasjes tragjike të një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli”.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha theksoi se ngjarjet tregojnë përshkallëzimin e dhunës dhe degradimin e rendit në vend.

Sipas tij, shkollat janë kthyer në vende të rrezikshme për nxënësit.

“Dy atentate mafioze në pak ditë që tronditën Tiranën dhe vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, janë një alarm për dhunën që ka mbërthyer vendin. Shkollat janë kthyer në vende ku trafikantët shesin lëndë narkotike, duke i bërë ato të rrezikshme për nxënësit dhe një shqetësim të përditshëm për çdo prind, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit, sepse bandat diktojnë me ligjin e dhunës dhe me leje politike”, shkroi Basha.

Sipas tij, kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë.

Basha shprehet se vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar.

“Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotërojë në Shqipëri.
Forca e ligjit nuk duhet të tolerojë askënd”, tha ai.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha prezanton drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Lezhë: Rritje e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë
Next Article Koncesioni Check-Up hedh në gjyq kryetaren e Komisionit hetimor, Albana Vokshi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?