By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Sistemi i ri për zbulimin e hershëm të zjarreve në deponi do të parandalojë përhapjen e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha: Sistemi i ri për zbulimin e hershëm të zjarreve në deponi do të parandalojë përhapjen e tyre
Maqedoni

Hoxha: Sistemi i ri për zbulimin e hershëm të zjarreve në deponi do të parandalojë përhapjen e tyre

admin
Last updated: 26/09/2026 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, dhe Vladimir Burevski, në emër të kompanisë Modirum Platforms nga Shkupi, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e zbulimit të hershëm të zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me Memorandumin e nënshkruar vendoset një kornizë për realizimin e një sistemi pilot për video-monitorim të deponive, i cili, përmes kamerave moderne, videoanalitikës inteligjente dhe inteligjencës artificiale, do të mundësojë zbulimin në kohë të tymit, zjarreve dhe rreziqeve të tjera.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) do të sigurojë monitorim 24-orësh dhe, në rast të identifikimit të rrezikut, do të njoftojë institucionet kompetente, duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe koordinim më të mirë.

Modirum Platforms, e cila me teknologjinë dhe ekspertizën e saj kontribuon në iniciativa për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e rreziqeve dhe avancimin e sigurisë publike, do të sigurojë pajisjet për sistemin për përdorim të përkohshëm në periudhë prej një viti, si pjesë e mbështetjes së saj për iniciativa me interes publik.

Me këtë projekt pilot, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor avancon zbatimin e teknologjive moderne digjitale në mbrojtjen e mjedisit, me fokus në parandalimin, paralajmërimin e hershëm dhe reagimin më efikas.

Rezultatet e fazës pilot do të shërbejnë si bazë për shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e sistemit në nivel shtetëror.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A mund ta qetësojë Goran Gerasimovski përplasjen mes LSDM-së dhe Platformës 12.05?
Next Article Zjarr në Tetovë, në afërsi të një pike të karburantit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?