By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Husiq: Kosova ta ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës gjatë luftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Husiq: Kosova ta ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës gjatë luftës
Maqedoni

Husiq: Kosova ta ndjekë shembullin e Bosnjës për statusin e viktimave të dhunës gjatë luftës

admin
Last updated: 04/05/2025 12:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qeveria në Kosovë duhet ta ndjekë shembullin e Bosnje dhe Hercegovinës që të mos ketë kufizim kohor për aplikim për statusin e viktimës së dhunës seksuale së përjetuar gjatë luftës, thotë Sabiha Husiq, drejtoreshë e organizatës “Medica Zenica”.

Ajo e konsideron thelbësore një gjë të tillë, meqë thotë se nuk dihet asnjëherë se kur është gati një e mbijetuar që të aplikojë për pension.

Në një intervistë për KosovaPress, Husiq flet për drejtësi dhe rëndësinë e ndëshkimit të këtij krimi, për çka thotë se duhet të krijohet atmosferë e mirë që viktimat e dhunës seksuale të dëshmojnë atë që iu ka ndodhur.

Sabiha Husiq, e cila udhëheq organizatën më të vjetër të grave në Bosnje, thotë se të mbijetuarit e dhunës seksuale në BeH vazhdojnë të mbajnë të heshtur ngjarjen traumatike.

“Në këtë periudhë, mendoj se është shumë me rëndësi që qeveria të mendojë për shembullin tonë të mirë në lidhje me afatin për aplikim për pensionet në Kosovë. Në Bosnje, nuk ka kufizim kohor për të aplikuar për statusin e viktimave civile të luftës. Kjo është thelbësore, sepse nuk mund të dimë kurrë kur një e mbijetuar do të ndiejë se është gati të flasë dhe të aplikojë për status, ose në rastin tuaj për pension… Po ashtu, kur flasim për dëshmitë, bashkëpunimi me të mbijetuarat është shumë i rëndësishëm. Secili autor i krimit duhet të ndëshkohet, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur para dy apo tri dekadave”, tha Husiq.

Ajo thekson se shumë të mbijetuar kanë vendosur pas tri dekadave që të aplikojnë për statusin e viktimës së dhunës seksuale.

“Kjo do të thotë, se kemi raste kur për herë të parë kanë vizituar qendrën mjekësore dhe kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje. Së dyti, është shumë e rëndësishme të theksohet, se ne vazhdojmë të ndihmojmë dhe mbështesim të mbijetuarat për të aplikuar për statusin e viktimave civile të luftës. Situata ekonomike këtu është gjithashtu shumë e vështirë dhe e keqe. Disa të mbijetuara, pas tri dekadash, vendosën të aplikojnë për këtë status. Një nga arsyet pse kanë pritur kaq shumë kohë këtu në Bosnje është edhe stigmatizimi i tyre në familje. Ato janë përballur me ndjenjën e turpit vetëm, sepse nuk kanë dashur që ta transmetojnë traumën e tyre tek fëmijët”, thekson ajo.

Rreth 20 mijë gra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sipas institucioneve të vendit.

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje elektronike të zhvilluar më 14 prill ka vendosur që afati për të aplikuar për njohje të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shtyhet deri në maj të vitit 2027.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer
Next Article Komuna e Gazi Babës përfitoi 9 milionë euro nga Qeveria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?