By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness
Kuriozitete

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

admin
Last updated: 28/11/2026 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy motra binjake identike, Aline Galiano dhe Alena Hahnle, kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si binjaket femra me më së shumti tatuazhe në botë, pasi kanë mbuluar rreth 70 për qind të trupit të tyre me tatuazhe shumëngjyrëshe.

Motrat, me origjinë nga Gjermania, jetojnë në Los Angeles të SHBA-së, ku drejtojnë studion e tyre të tatuazheve, Petunia TwinsInk.

Gjithçka nisi me një premtim që i kishin bërë nënës se do të realizonin vetëm nga një tatuazh.

Megjithatë, pas përvojës së parë, ato u pasionuan aq shumë sa tatuazhet u kthyen në profesionin dhe mënyrën e tyre të jetesës.

“Ajo që nisi si pasion u bë e gjithë jeta dhe karriera jonë”, ka treguar Aline

Fillimisht, nëna e tyre ishte e zhgënjyer nga vendimi për të vazhduar me tatuazhet, por sot është mbështetësja më e madhe e tyre.

Rrugëtimi i binjakeve nuk ishte i lehtë.

Gjatë pandemisë COVID-19, ato u detyruan të flinin në studion e tyre, ndërsa popullaritetin e fituan më vonë përmes TikTok-ut.

Sot, motrat vazhdojnë t’i shtojnë tatuazhet, madje bëjnë tatuazhe te njëra-tjetra të paktën një herë në muaj.

Edhe pse duken pothuajse identike, ato theksojnë se secila ka stilin e saj.

“Jemi të njëjta, por të ndryshme. Frymëzojmë njëra-tjetrën, por nuk kopjojmë”, ka thënë Alena.

Historia e tyre është përfshirë edhe në edicionin e vitit 2027 të Librit të Rekordeve Guinness.

You Might Also Like

Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi

Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

Raporti i OBSH: 1 në 7 persona në botë obez, vendet angazhohen ta ulin me 5% deri në vitin 2030

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise
Next Article Shujta studentore, kauza që bashkoi për herë të parë studentët pa dallim etnie e universiteti!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?