By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
Shqipëri

Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj këtë të mërkurë ka mbajtur fjalimin hapës në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”. Ministrja gjatë fjalës së saj prezantoi vizionin e Shqipërisë për tërheqjen e investimeve cilësore, forcimin e integrimit industrial rajonal dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Evropian.

Ibrahimaj u shpreh se objektivi i këtij edicioni është kalimi nga dialogu te vendimmarrja konkrete për investime dhe nga konvergjenca ekonomike te mobilizimi i kapitalit publik dhe privat.

Duke iu referuar zhvillimeve ekonomike në Evropë dhe riorganizimit të zinxhirëve të furnizimit, ministrja nënvizoi rëndësinë që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë aktive e transformimit industrial, digjital dhe të gjelbër të kontinentit.

Ajo bëri të ditur se Shqipëria propozon, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, shqyrtimin e mundësisë për zhvillimin e një Projekti të Rëndësishëm me Interes të Përbashkët Evropian (IPCEI), ku të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Nisma synon të lidhë burimet natyrore, energjinë e pastër, kapacitetet kërkimore dhe prodhuese të rajonit me nevojat strategjike të industrisë evropiane, duke krijuar zinxhirë të rinj dhe më të qëndrueshëm të furnizimit.

Një fokus i veçantë, sipas ministres, duhet të jetë te lëndët e para kritike dhe përpunimi i tyre i qëndrueshëm, me synimin që Shqipëria të kapërcejë rolin tradicional të furnizuesit me lëndë të para dhe të zhvillojë industri me vlerë të shtuar më të lartë, përmes përpunimit, prodhimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe riciklimit.

Duke prezantuar performancën ekonomike të vendit, Ibrahimaj bëri të ditur se në gjysmën e parë të vitit 2026 ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.6%, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në 1.14 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Papunësia në tremujorin e dytë ishte 8.3%, ndërsa paga mesatare bruto u rrit me gati 10% në bazë vjetore.

Ministrja theksoi se sfida e radhës nuk është vetëm rritja e volumit të investimeve, por përmirësimi i cilësisë së tyre, përmes transferimit të teknologjisë, zhvillimit të furnitorëve vendas, rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës që kërkojnë aftësi të specializuara.

Në këtë drejtim, Strategjia për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve deri në vitin 2030 përcakton kuadrin për avancimin e reformave rregullatore, përmirësimin e eficiencës administrative dhe forcimin e sigurisë juridike.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutimit ishte aksesi në financim. Ibrahimaj vuri në dukje nevojën për zhvillimin e instrumenteve alternative, si kapitali sipërmarrës dhe kapitali privat, për t’u mundësuar startup-eve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe kompanive inovative të zhvillojnë idetë, të zgjerojnë aktivitetin dhe të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Ajo nënvizoi gjithashtu potencialin e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve me vlerë të lartë, veçanërisht në inxhinieri, zhvillimin e programeve kompjuterike, shërbimet shëndetësore dhe logjistikë, duke theksuar se zhvillimi i aftësive profesionale dhe bashkëpunimi i ngushtë mes arsimit dhe industrisë do të jenë përcaktues për fazën e ardhshme të rritjes ekonomike.

Në përfundim, ministrja vlerësoi rëndësinë e Planit të Rritjes të BE-së dhe Tregut të Përbashkët Rajonal si instrumente për reduktimin e fragmentimit ekonomik, lehtësimin e aktivitetit ndërkufitar dhe zgjerimin e mundësive për bizneset e Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi duhet parë jo vetëm si zgjerim i tregut evropian, por edhe si zgjerim i kapaciteteve industriale dhe prodhuese të Evropës”, theksoi Ibrahimaj, duke ftuar investitorët ndërkombëtarë të eksplorojnë potencialin e kompanive shqiptare dhe perspektivat afatgjata të rajonit.

Konferenca dyditore synon të forcojë dialogun mes institucioneve evropiane, investitorëve, institucioneve financiare dhe sipërmarrjes, duke identifikuar projekte konkrete dhe mundësi të reja bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
Next Article Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?