By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
Shqipëri

Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkodër, 25 nëntor, Argument – Sekuestrohen 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 3-mujore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria për 13 shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

-F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

-Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

-A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, të organizuar në disa grupe, shitnin lëndë narkotike në doza, pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica: kërkojmë që ndryshimet ligjore për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave të vendosen urgjentisht në rend dite
Next Article Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?