By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës së prokurores në Dibër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës së prokurores në Dibër
Shqipëri

ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës së prokurores në Dibër

admin
Last updated: 05/11/2026 11:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores S.Q, pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit.

Sipas raportit hetimor, ILD ka nisur me iniciativë hetimin disiplinor ndaj magjistrates, pas konstatimit të mosrespektimit të rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material, apo zbatimit të gabuar të tij, të evidentuar nga një gjykatë më e lartë.

Nga shqyrtimi i fakteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, ILD ka konstatuar se prokurorja ka refuzuar t’i përcjellë Gjykatës së Apelit informacionin e kërkuar, duke u justifikuar me ruajtjen e sekretit hetimor.

Ky qëndrim është vlerësuar nga gjykata si zbatim i gabuar i legjislacionit procedural penal, me pasoja në vlerësimin e masës së sigurimit, cilësinë e hetimeve dhe shqyrtimin e kërkesës së paraqitur.

Sipas ILD-së, veprimet dhe mosveprimet e prokurores kanë kufizuar mundësinë e Gjykatës së Apelit për t’u shprehur mbi të gjitha pretendimet e ngritura në ankim, në një çështje që lidhej drejtpërdrejt me të drejtën themelore të individit për liri.

“Mosveprimi i magjistrates nuk lidhet me mungesën e aftësive profesionale, por përbën një sjellje të drejtpërdrejtë dhe të vullnetshme, pasi pavarësisht eksperiencës jo të gjatë si prokurore, eksperienca profesionale e mëparshme dëshmon njohuri mbi përgjegjësitë që burojnë nga ushtrimi i funksionit të magjistratit në raport me palët në proces. Sjellja e magjistrates ka cenuar imazhin e sistemit të drejtësisë dhe besimin e publikut në administrimin e tij, duke rrezikuar të krijojë precedent negativ edhe për magjistratë të tjerë, duke nxitur përsëritjen e praktikave të papërshtatshme në raste të ngjashme”, thuhet në reaportin e ILD-së.

Raporti hetimor i ILD nënvizon se respektimi i ligjit dhe i rregullave procedurale përbën një detyrim thelbësor për çdo prokuror. Ushtrimi i këtij funksioni duhet të karakterizohet nga paanshmëria, objektiviteti dhe drejtësia, duke garantuar të drejtat e palëve dhe zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve cenon sigurinë juridike, dëmton besimin e publikut te Prokuroria dhe mund të pengojë gjykatat në ushtrimin efektiv të kompetencave të tyre.

Për këtë arsye, ILD i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë caktimin e masës disiplinore “Ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis
Next Article Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?