By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Implanti i parë njerëzor i Neuralink ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Implanti i parë njerëzor i Neuralink ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit
Teknologji

Implanti i parë njerëzor i Neuralink ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit

admin
Last updated: 10/05/2024 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përpjekja e parë e Neuralink për të implantuar çipin në trurin e një qenieje njerëzore ka hasur në një pengesë të papritur pasi pajisja ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit, ka njoftuar kompania.

Pacienti, Noland Arbaugh, iu nënshtrua një operacioni në shkurt për të vendosur një çip Neuralink në trurin e tij, por funksionaliteti i pajisjes filloi të ulet brenda muajit.

Disa nga fijet e pajisjes, që lidhin kompjuterin në miniaturë me trurin, kishin filluar të tërhiqen.

Neuralink nuk zbuloi pse pajisja u tërhoq pjesërisht nga truri i Arbaugh, por deklaroi se inxhinierët e saj e kanë rivendosur funksionalitetin.

Por, tërheqja e pjesshme e pajisjes si duket nuk e ka penguar pacientin të luajë lojë shahu duke përdorur mendimet e tij, shkruan the Guardian.

Bëhet e ditur se implanti i Arbaugh filloi të kishte probleme kur një numër i pazbuluar i fijeve të çipit “u tërhoqën nga truri duke rezultuar në një ulje të numrit të elektrodave efektive”.

Ndryshe, Neuralink e Elon Musk u vlerësua me rreth 5 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe ka promovuar gjerësisht suksesin e implantit të parë, duke e pozicionuar veten si një lider botëror në teknologjinë e çipave të trurit.

Megjithëse pajisja është ende në fazat e hershme, zbulimi i saj po i sjell vëmendje procedurave eksperimentale.

Përpara se kompania të kryente implantin e parë njerëzor, ajo ka eksperimentuar për vite me radhë me kafshë, duke përfshirë delet, derrat dhe majmunët.

You Might Also Like

A ‘përkulet’ iPhone 18 Pro? Testi i qëndrueshmërisë jep përgjigjen

iPhone-i i palosshëm i Apple mund të vijë me MagSafe dhe trup ultra të hollë

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

New Yorku ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike deri në klasën e 8-të

29 shtete akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët dhe adoleshentët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cole Palmer bëhet lojtari i parë i Chelseat që nga Eden Hazard që fiton çmimin e madh të Ligës Premier
Next Article Citroen prezanton furgonin me dy koka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?