By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inflacioni në janar të këtij viti në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar është 0,7 për qind, në grupin e transportit – 9,3
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Inflacioni në janar të këtij viti në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar është 0,7 për qind, në grupin e transportit – 9,3
EkonomiMaqedoni

Inflacioni në janar të këtij viti në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar është 0,7 për qind, në grupin e transportit – 9,3

admin
Last updated: 13/02/2026 13:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, arrin 0,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Indeksi i shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me janarin e vitit 2025, shënon rritje prej 3,2 për qind.

Çmimet me pakicë në janar të këtij viti, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, janë ulur për 2,7 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit të kaluar për 1,2 për qind.

Ulja e inflacionit në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, është rezultat i uljes së shpenzimeve të jetesës në grupet në vijim: Transport për 9,3 për qind, Informata dhe komunikime për 1,6 për qind, Rekreim, sport dhe kulturë për 1,5 për qind, Veshëmbathje dhe atlete për 1,2 për qind, Kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0,5 për qind.

Në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, rritje e shpenzimeve për jetë është shënuar te grupet: Mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e rregullt e amvisërive, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera për 1 për qind, Restorante dhe shërbime për banim për 0,7 për qind, Shërbime për arsim, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,1 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupet sigurim dhe shërbime financiare, mbrojtje shëndetësore dhe ushqim dhe pije joalkoolike mbesin në nivel të njejtë si në muajin paraprak.

ESHR sqaron se për shkak të hyrjes në fuqi të rregulloreve të BE-së që zbatohen drejtpërdrejt dhe në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it, nga janari 2026 Indeksi i çmimeve të konsumit dhe Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit janë strukturuar sipas klasifikimit të ri evropian të konsumit personal sipas qëllimit, ECOICOP versioni 2, i përafruar me klasifikimin e Kombeve të Bashkuara UN COICOP 2018, pa ndryshuar qasjen metodologjike për llogaritjen e indekseve.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga fundi i ditës reshje shiu dhe erë nga drejtimi veriperëndimor
Next Article Qarkullimi i përgjithshëm në industri me rritje prej 10.3 për qind në dhjetor të vitit të kaluar në nivel vjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?