By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit
Bota

Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit

admin
Last updated: 12/08/2025 18:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë.

Të paktën 89 palestinezë janë vrarë 31 prej të cilëve kërkonin ndihmë ndërsa rreth 513 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrat e jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Francën, Spanjën dhe Japoninë, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se “vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme”. Ata iu bëjnë thirrje qeverisë izraelite të lejojnë dërgesat e ndihmave dhe të aktorëve thelbësorë humanitarë të operojnë në Gaza.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të japë autorizim për të gjitha dërgesat e ndihmës nga OJQ-të ndërkombëtare dhe të zhbllokojë veprimin e aktorëve thelbësorë humanitarë. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm, të përhershëm dhe konkretë për të lehtësuar aksesin e sigurt dhe në shkallë të gjerë për OKB-në, OJQ-të ndërkombëtare dhe partnerët humanitarë. Të gjitha kalimet dhe rrugët duhet të përdoren për të lejuar një vërshim ndihme në Gaza, duke përfshirë furnizimet me ushqime, strehimin, karburantin, ujin e pastër, ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Forca vdekjeprurëse nuk duhet të përdoret në vendet e shpërndarjes, dhe civilët, humanitarët dhe punonjësit mjekësorë duhet të mbrohen.”

Tel Avivi kritikohet çdo ditë për luftën 22-mujore ,teksa ekspertët që mbështeten nga Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për uri të tejskajshme në Gaza.

Ndërsa Netanyahu po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, si dhe për planet e tij për zgjerimin e luftës, të cilën ai është zotuar ta vazhdojë me ose pa mbështetjen e aleatëve.

Ofensiva izraelite ka vrarë të paktën 61,499 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, shifra të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimi: Shef i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare në vitin 2011 e nënshkroi vendimin që shpërbleu kriminelin e luftës së Lubotenit me 5000 euro në muaj
Next Article SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?