By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar
Maqedoni

SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

admin
Last updated: 12/08/2025 18:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) shprehin shqetësim serioz për mënyrën e veprimit të pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve nga rajoni i Pellagonisë.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së dhe SPGM-së, rasti, për të cilin tashmë kemi dërguar një shkresë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka të bëjë me raportimin mbi shkarkimin e drejtoreshës së një shkolle në Demir Hisar, kur pjesëtarë të policisë iu afruan gazetarëve ndërsa ata po raportonin nga një ngjarje me interes të lartë publik, duke kërkuar identifikimin e tyre, edhe pse ishte e qartë se bëhej fjalë për punonjës të mediave me pajisje profesionale. Ngjarja ka ndodhur në një hapësirë publike – oborrin e shkollës.

“Ne vlerësojmë se situata të tilla mund të interpretohen si përpjekje për ushtrimin e presionit ndaj gazetarëve, gjë që përbën ndërhyrje të papranueshme në punën e tyre dhe cenim të lirisë së mediave”, bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së dhe SPGM-së. 

Në shkresën drejtuar MPB-së kërkojmë një verifikim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës të rrethanave, përcaktimin e bazës ligjore për një veprim të tillë dhe marrjen e përgjegjësisë nëse konfirmohet se pjesëtarët e policisë kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne presim që MPB-ja dhe Sektori për Kontroll të Brendshëm të informojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm për rrethanat e konstatuara dhe, nëse konfirmohet shkelja e kompetencave, të ndërmerren masa të duhura ndaj pjesëtarëve përgjegjës”, theksojnë nga SHGM dhe SPGM.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit
Next Article Erdoğan: Turqia dhe Gjeorgjia do të punojë “krah për krah” për bashkëpunim rajonal dhe paqe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?