By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inter – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Inter – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
Sport

Inter – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

admin
Last updated: 06/05/2025 11:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Interi dhe Barcelona do të luajnë mes vete në ndeshjen e dyë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2024/25, duke kërkuar një vend në finalen e madhe të garës elitare evropiane të klubeve.

Nerazzurrët janë nikoqir të Blaugranave në takimin e aktin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku do të synojnë të bëjnë sa më pak gabime për të arritur objektivin e kërkuar, finalen.

Vendi: Giuseppe Meazza (Milano)

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Inter

Lautaro Martinez u detyrua të largohej pas pjesës së parë në barazimin 3-3 të javës së kaluar në Barcelonë dhe ndërsa nuk luajti në fitoren e fundjavës ndaj Veronës, argjentinasi pritet të jetë titullar këtu.

Valentin Carboni dhe Benjamin Pavard janë dy mungesat e Interit, me Yann Bisseck që do të vazhdojë në mbrojtjen me tre lojtarë.

Barcelona

Jules Kounde u zëvendësua në pjesën e parë të barazimit të javës së kaluar me Interin, me Eric Garcia që ka të ngjarë ta zëvendësojë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë në Milano sot (e martë) në mbrëmje.

Alejandro Balde pritej të rikthehej për fitoren 2-1 të fundjavës ndaj Real Valladolid, por ka pësuar një pengesë dhe është Inigo Martinez ai që pritet të zhvendoset në të majtë.

Pablo Torre dhe Dani Rodriguez do të vlerësohen, megjithatë Marc Casado dhe Marc Bernal mungojnë shkaku i dëmtimeve të mëdha.

Robert Lewandowski është përfshirë në skuadrën e ndeshjes së sotme, por Hansi Flick ka konfirmuar se do të fillojë në stol.

Fakte

Barcelona ka fituar vetëm një herë ndaj Interit si mysafir në Ligën e Kampionëve.

Në epokën moderne të Ligës së Kampionëve (nga 1992/93 e tutje), Interi nuk ka humbur asnjë ndeshje gjysmëfinale kur ka luajtur si vendas.

Interi është e vetmja skuadër italiane që ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale, pasi në sezonin 2009/10 eliminuan ekipin e Pep Guardiolës në një përballje epike:

Në 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve mes vete, Barcelona ka 6 fitore, Interi ka dy fitore dhe pesë ndeshje kanë përfunduar baras.

Analizë

Interi bëri mirë që mori një rezultat pozitiv në Barcelonë javën e kaluar dhe më pas fitoi 1-0 ndaj Hellas Veronës për t’i dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore. Nerazzurrët morën një fitore të ngushtë herën e fundit që këto dy skuadra u takuan në San Siro në vitin 2022.

Barcelona u rikthye nga disavantazhi për të ruajtur diferencën në garën për titull, kundër Real Valladolid të shtunën në mbrëmje. Blaugranët udhëtojnë drejt Milanos pasi kanë fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe.

Me avantazhin e ndeshjes në shtëpi, Interi pritet të marrë një rezultat që do ta çojë ndeshjen në vazhdime.

Formacionet e mundshme

Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Barcelona: Szczesny; Eric García, Cubarsi, Araujo, Inigo Martinez; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Ferran Torres;

Parashikimi: Inter 1-1 Barcelona

You Might Also Like

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Harry Kane fiton Këpucën e Artë të Evropës për herë të dytë

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet importi i veturave të përdorura në Maqedoni
Next Article Bebe Rexha debuton për herë të parë në Met Gala 2025, me një veshje dramatike nga Christian Siriano

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?