By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni
Sport

Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni

admin
Last updated: 21/05/2025 11:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Te Interi ka nisur zyrtarisht procesi i rinovimit dhe ringjalljes së skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor i afatit kalimtar mbetet talenti i Real Madridit, Nico Paz, edhe pse negociatat janë të komplikuara. Pavarësisht kësaj, në zyrat e “Viale della Liberazione” nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pista dhe puna e bërë deri tani, ndërkohë që paralelisht po zhvillojnë tratativa edhe në fronte të tjera.

Në repartin mbrojtës është rindezur interesi për mbrojtësin e ri Giovanni Leoni, i cili ka shpërthyer këtë sezon te Parma nën drejtimin e Cristian Chivus. Leoni ishte pranë kalimit te Interi edhe verën e kaluar, por negociatat e trazuara bënë që gjithçka të dështonte në momentet e fundit. Tani vlera e tij ka shkuar lart, por gjithashtu ka bërë një hap të madh në aspektin teknik e taktik.

Megjithatë, në listën e zikaltërve për mbrojtjen mbeten edhe emra si Koni De Winter i Genoas dhe Jhon Lucumi dhe Sam Beukema të Bolognas.

Në mesfushë, prioritet është gjetja e një zëvendësuesi për Hakan Calhanoglu, pasi Kristjan Asllani pritet të largohet. Samuele Ricci i Torinos mbetet një nga emrat më të preferuar, por çmimi i lartë dhe interesimi nga Milani mund të komplikojnë operacionin. Në këtë drejtim, Interi po vëzhgon me kujdes edhe danezin Morten Frendrup të Genoas, ndërsa mesfusha pritet të drejtohet nga eksperienca dhe vizioni i Piotr Zielinskit.

Sipas Corriere dello Sport, edhe në sulm priten ndryshime të mëdha. Mehdi Taremi, Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic nuk kanë arritur të bindin, përveç disa muajve pozitivë në fillim të vitit 2025, dhe Interi nuk mund të përballojë më mungesën e efikasitetit në repartin sulmues.

Kjo nënkupton që do të ketë dy përforcime të reja për sulmin: për rolin e “sulmuesit të tretë” pas Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, emri që pëlqehet më shumë është Joshua Zirkzee. Ndërsa për vendin e katërt në sulm, ka marrë shumë vlerësime Georges Bonny nga Parma, një profil që shihet me shumë potencial për të ardhmen.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje
Next Article Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?