By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Interpelanca kundër deputetes Ilire Dauti ka bashkuar koalicionin VLEN dhe Frontin Europian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Interpelanca kundër deputetes Ilire Dauti ka bashkuar koalicionin VLEN dhe Frontin Europian
Maqedoni

Interpelanca kundër deputetes Ilire Dauti ka bashkuar koalicionin VLEN dhe Frontin Europian

admin
Last updated: 10/01/2025 16:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në rend dite, mes tjerash, është edhe interpelanca kundër deputetes Ilire Dauti- kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë e ka përcjellur debat i ashpër në mes deputetëve maqedonas dhe atyre shqiptarë, raporton Portalb.mk.

Interpelanca është dorëzuar në Kuvend në nëntor (2024) nga gjashtë deputetët e partisë “E Majta”, ndërsa sot para deputetëve interpelancën e ka arsyetuar deputeti Sashko Jançev. Ai tha se Ilire Dauti me sjelljen e saj të pamatur, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme po e pengon Ligjin për “Branitellat”.

“Kryetari i Komisionit nuk ka thirrur seancë për Ligjin, duke shkelur Kushtetutën, Ligjin për deputetë dhe Rregulloren e punës. Deputetëve iu është mohuar e drejta e fjalës, e drejta për të ndërhyrë me amendamentet e këtij ligji dhe e drejta për të marrë pjesë në trupat punues të Kuvendit”, tha Jançev.

Edhe VMRO-DPMNE, është e mendimit se deputetja Dauti ka punuar kundërligjshëm dhe në mënyrë tendencioze.

“Duhet të tregoni kapacitete demokratike. Me meritë e morët këtë interpelancë. Ndoshta, tashmë e mësuat leksionin. Nuk mbrohet kështu krimi”, e ka porositur deputeten Dauti, deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllagica Llasovska.

Ndërkaq, deputetja Ilire Dauti interpelancën e partisë “E Majta” e ka cilësuar si demonstrim të fuqisë dhe diktat ndaj punës së një deputeti që mendon ndryshe.

“Ka të bëjë me të gjithë ne. Është test mbi demokracinë dhe shtyllat bazë të saj, pra lirinë dhe barazinë. Unë kam një kërkesë. Me shkarkimin tim, nuk zgjidhet çështja. Prandaj, kërkesa ime është të ulemi të gjithë bashkë. Të ripërpunojmë Ligjin, duke përfshirë të dy palët, në të njëjtat kushte, edhe forcat e sigurisë edhe ish ushtarët e UCK, në përkujdesjen financiare të shtetit, sepse fundja këtë të gjithë e kemi pranuar me përfundimin të konfliktit, atëherë kur nënshkruajtëm një marrëveshje të përbashkët”, tha deputetja Dauti.

Imerlije Saliu, deputete e koalicionit VLEN, njëherazi anëtarë e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë i ka dalur në mbrojtje deputetes Dauti.

“Komisioni është ndërprerë disa herë, po kjo gjihmonë duke u bazuar në rrëgulloren e Kuvendit. Ne e kemi cilësuar si provokim sjelljen e këtij ligji. Kemi bërë thirrje të vazhduheshme në ruajtjen e kohezionit ndëretnik. Nuk është mirë të zgjidhet statusi i dikujt duke e dëmtuar dikë tjetër. Kur preken ndjenjat tona kombëtare ne dimë të dalim jashtë linjave partiake”, ka thënë mes tjerash deputetja Saliu, duke akuzuar partinë “E Majta” se janë kundër barazisë në vend.

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, nga foltorja e Kuvendit ka shprehur mbështetjen e parezerv për Ilire Dautin. “Mbështetjen time e keni parezervë. Nuk ka nevojë për të arsyetuar për punën që e bën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Nga Lidhja Social- Demokrate nuk kanë marrë pjesë në seancë, ndërkaq në konferencë për media kanë thënë se qëllimet e interpelancave janë krijimi ndasive etnike, kjo sipas tyre, strategji tashmë e njohur e BDI dhe VMRO-DPMNE.

Në ndërkohë vijon debati në Kuvend rreth interpelancës në fjalë. Përveç interpelancës ndaj deputetes Dauti, sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në rend dite janë edhe interpelancat për zëvendëskryeministrat Izet Meхhiti dhe Ivan Stoilkoviq, për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria rithekson mbështetjen për Ukrainën, ndihma humanitare e ushtarake
Next Article Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, shpallet logoja fituese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?