By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë po vepron në një rrafsh me Kuvendet e vendeve aleate në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë po vepron në një rrafsh me Kuvendet e vendeve aleate në NATO
MaqedoniNATOTOP LAJM

Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë po vepron në një rrafsh me Kuvendet e vendeve aleate në NATO

admin
Last updated: 26/12/2023 17:15
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 dhjetor – Maqedonia e Veriut realizoi qëllimin e vet strategjik për anëtarësim të plotë në NATO në kohën e turbulencave të theksuara gjeopolitike, në aspektin e agresionit rus në Ukrainë, sfidave në sferën e sigurisë me të cilat përballen një pjesë e vendeve të rajonit, paralelisht duke i avancuar proceset për integrimin e tyre euro-atlantik, e paraprakisht edhe në kohën e krizës së Kovidit.

Kështu shprehet në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski.

“Gjatë kohëzgjatjes së krizës së Kovidit patëm mundësi të ndjejmë se sa është me rëndësi për çdo vend, veçanëriht solidariteti dhe bashkëpunimi mes partnerëve dhe aleatëve, prej të cilëve Maqedonia e Veriut asokohe përfitoi përkrahje të theksuar për sistemin shëndetësor. Asokohe ndodhi edhe pjesëmarrja jonë e parë direkte, si anëtare e 30-të e NATO-s, në misionin e KFOR-it në Kosovë. Nga ky aspekt, lirisht mund të thuhet se vitet e fundit është përmirësuar dukshëm rrethimi i vendit në sferën e sigurisë, për çka tani kontribuon edhe Maqedonia e Veriut në mënyrë të drejtpërdrejte, përballë sfidave me të cilat përballen një pjesë e vendeve të rajonit që janë aspirantë për anëtarësim fuqiplotë në Aleancë.

Në këtë periudhë kur Evropa dhe bota, për fat të keq, përballen me vuajtjet në Ukrainë dhe të gjitha pasojat tjera të agresionit rus në nivel global, më së tepërmi vijnë në shprehje përfitimet nga anëtarësimi në NATO, imperativet e së cilës janë ndërtimi i haësirës gjeopolitike të qetë, stabile dhe rezistente ndaj sfidave të sigurisë, u aleatët veprojnë sipas parimit “Një për të gjithë, të gjithë për një””, thotë Misiovski në intervistën për Zhurnal, realizuar në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”.

Misovski flet edhe për ndikimin pozitiv në zhvillimin e proceseve tjera integruese, që ka pasur anëtarësimi fuqiplotë i vendit në NATO. Ai rikujton se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, pas tejkalimit të kontestit bilateral me Greqinë, hapi rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim fuqiplotë me Bashkimin Evropian.

“Si vend, mbetemi të përkushtuar ndaj integrimit në familjen evropiane dhe Procesit të Berlinit, bazë e të cilit janë raportet e mira bilaterale mes vendeve të rajonit dhe tejkaliit të barrierave nga e kaluara e përbashkët. Gjatë katër viteve gati të kaluara u dëshmuam si partner i besueshëm dhe kooperativ në NATO, e paralelisht morëm edhe nota të larta për procesin e suksesshëm të skriningut me BE-në. Paqa, siguria dhe stabiliteti janë parakushtet kryesore për zhvillim të demokracisë dhe prosperitetit ekonomik, kështu që anëtarësimi në NATO për Maqedoninë e Veriut do të thotë edhe hapje e hapësirës gjithnjë e më të madhe për investime të reja nga jashtë, rritje më të madhe, hapje të vendeve të reja të punës. Më vjen keq që, në gjithë këtë proces të integrimeve euroatlantike, opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe E Majta, nuk e vërjetën momentin historik para të cilit u gjendëm si shtet dhe nuk dhanë pëprkrahje në tërë këtë proces. Kështu është gjithmonë kur interesi partiak vendoset para atij shtetëror”, thekson Misovski.

Si nënkryetar Kuvendi, ai numëron edhe aktivitetet e realizuara në nivel parlamentar në kuadër të NATO-s, duke vlerësuar se ato kanë qenë të shumta.

“Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s, vitin e kaluar ishim mes Kuvendeve të para që ratifikuam protokolet qasëse të Finlandës dhe Suedisë, me çka mundësuam zgjerim të mëtejmë dhe forcim të NATO Aleancës. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së veriut është në rrafshin e njëjtë mem kuvendet e tjera aleate, mer pjesë në Asambblenë parlamentare të NATO-s, ku 25 vite kishim statusin e anëtarit asociativ, deri në anëtarësimin e plotëfuqishëm në Aleancë. Kuvendi ynë kah fundi i vitit 1993, respektivisht para tri dekadave të plota, solli Vendim për anëtarësim në NATO, kurse dimensioni parlamentar i bashkëpunimit erdhi në shrehje veçanërisht në ktër vitet e fundit, kur edhe zyrtarisht u anëtarësuam në aleancën më të fuqishme mbrojtjëse, me çrast jemi pjesëmarës mjaft aktiv dhe participues.

Të rikujtojmë se muajin e kaluar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u drejtua Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup. Këtë muaj, nga ana tjetër, shtëpia jonë ligjëvënëse ishte nikoqir i dëgjuesëve me gradë kolonelë dhe nënkolonelë në Kursin e NATO-s për Seniorë nga Kolexhi i mbrojtjes në Romë, Republika e Italisë. Në Kuvend, përveç Komisionit për mbrojtje dhe siguri, si trup i vazhdueshëm punues, kemi edhe Delegacion të veçantë në Asamblenë parlamentare të NATO-s, ku janë të kyçur gjashtë deputetë, si anëtarë ose zëvendës anëtare të Delegacionit, me çka në mënyrë plotësuese vjen në shprehje roli ynë në dimensionin parlamentar të NATO-s që nga fillmet e para të pavarësisë, kur shteti e vendosi anëtarësimin në institucionet euroatlantike si qëllim kryesor strategjik”, shprehet nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lidhur me aktivitetet dhe bashkëpunimin me partnerët nga NATO në nivel parlamentar, duhet të theksohet se në qershor të këtij viti, për herë të parë në historinë e Aleancës, e me nismë të Parlamentit të Lituanisë, në Vilnus u mbajt takim i kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare, ku mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e 30-të e Aleancës.

“Ky bashkëpunim në nivel parlamentar në kuadër të NATO-s, si dhe në plan bilateral mes vendeve anëtare, gjithsesi që do të thellohet me çdo vit të ardhshëm të anëtarësisë sonë në Aleancë”, thotë nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, në intervistën e tij për Agjencinë tonë të lajmeve./Zhurnal

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Afrim Gashi intervistë për Zhurnal: Anëtarësimi në NATO është vendimi më i mirë që është marrë kurdoherë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Next Article Taravari intervistë për Zhurnal: Në Maqedoni ende ka shumë korrupsion, kjo nuk na lejoi të përfitojmë sa duhet nga aderimi në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?