By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Iseni: Dhuna në ndeshjen Vardar–Bashkimi do të ndëshkohet, sporti s’duhet të kthehet në urrejtje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Iseni: Dhuna në ndeshjen Vardar–Bashkimi do të ndëshkohet, sporti s’duhet të kthehet në urrejtje
Maqedoni

Iseni: Dhuna në ndeshjen Vardar–Bashkimi do të ndëshkohet, sporti s’duhet të kthehet në urrejtje

admin
Last updated: 24/02/2026 18:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes FK Vardar dhe KF Bashkimi, duke theksuar se çdo shkelje e ligjit do të marrë përgjigjen e merituar institucionale.

Në reagimin e tij, Iseni bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe se policia ka vepruar sipas procedurave për të garantuar rendin dhe sigurinë e tifozëve, lojtarëve dhe stafit.

“Dhuna, ofendimet dhe sjelljet që nxisin tensione nuk i ndihmojnë as sportit, as shoqërisë sonë. Ekipet tona kanë qenë në terren dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin,” deklaroi Iseni.

Ai theksoi se aktualisht janë duke u verifikuar të gjitha incidentet, ndërsa çdo moment i regjistruar po shqyrtohet me kujdes. “Kushdo që ka shkelur ligjin do të përballet me përgjegjësitë që parasheh ligji. Këtë e them me bindje të plotë,” u shpreh zëvendësministri.

Iseni apeloi që sporti të mos përdoret për të nxitur përçarje apo urrejtje, duke nënvizuar se futbolli duhet të mbetet emocion dhe pasion në frymën e fair-play-it. Ai bëri të ditur se MPB është në komunikim të vazhdueshëm me Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe klubet për të siguruar zhvillimin e ndeshjeve në kushte të sigurta.

Në fund, Iseni u bëri thirrje të gjithë tifozëve që ta respektojnë sportin dhe njëri-tjetrin, duke garantuar se institucionet do të veprojnë me profesionalizëm të plotë.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca
Next Article Pse vrasësit serialë në Maqedoninë e Veriut prej dekadash kanë në shënjestër gra të moshuara dhe të pambrojtura?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?