By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale
Maqedoni

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

admin
Last updated: 03/08/2025 18:40
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 3 gusht – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobike dhe antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai i cilësoi këto veprime si të papranueshme dhe thellësisht të dëmshme për frymën e bashkëjetesës që synohet të ndërtohet në vend.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen. Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen”, theksoi Iseni.

Ai u ndal edhe te reagimi i BDI-së, duke e quajtur të pasinqertë dhe të vonuar. “BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e tyre që rrinin të heshtur në kolltuqe edhe kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, arrestoheshin e poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit”, u shpreh ai.

Zëvendësministri Iseni përmbylli mesazhin e tij me një apel për përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, duke theksuar se lotët e krokodilit nuk e fshijnë të kaluarën e një politike që ka heshtur para padrejtësisë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Ahmeti: 19 tetori po vjen, populli do të flasë zëshëm kundër përbuzjes dhe vazalitetit
Next Article Çmimet e referencës për qarkun Gjirokastër/ Ja sa kushton metri katror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?