Shkup, 5 shkurt – Ish-drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët të Qeverisë, Pece Mirçevski, do ta kalojë natën në stacion policor, ndërsa nesër do të paraqitet para gjykatësit për procedurë paraprake, transmeton Zhurnal.mk
Ndalimi i Mirçevskit vjen pasi Policia Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, sot ka ngritur kallëzim penal kundër tij, me të cilin e ngarkon për katër vepra penale.
Përkatësisht, Mirçeski akuzohet për pranim të ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë të pakujdesshme në shërbim, të kryera gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e SHPPVQ-së, transmeton Zhurnal.mk
Ai dyshohet për përvetësim në shërbim sepse nga data 1 janar 2022 deri më 13 qershor 2024 ka dhënë në mënyrë të përsëritur informacione të rreme për gjoja udhëtime pune dhe kërkesa të nënshkruara për rezervime hotelesh, bileta ajrore, makina me qira, si dhe vendime dhe urdhra për udhëtime pune jashtë vendit. Me këtë Mirçeski, sipas Policisë Financiare, e ka dëmtuar buxhetin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për rreth 1,8 milionë denarë (rreth 30.000 euro).
Por ajo që është e rëndësishme, sipas Administratës, është se Mirçevski në disa raste ka keqpërdorur avionin qeveritar për qëllime private, transmeton Zhurnal.mk
-Për të kryer disa nga udhëtimet për të cilat akuzohet për kryerjen e veprës penale, ai ka keqpërdorur edhe aeroplanin qeveritar, i cili është në pronësi të SOZR-së, kanë bërë të ditur Drejtoria për “Focus”.
