By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan
Maqedoni

Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan

admin
Last updated: 19/03/2025 15:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Ish-prokurorja Lejla Kadriu, e cila ka punuar në rastin e Spitalit Modular në Tetovë, ka ngritur shqetësime në lidhje me hetimet që zhvillohen nga Prokuroria për rastet tragjike, si ai në Tetovë dhe ky i fundit në Koçan.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se kur punonin për zbardhjen e të vërtetës për zjarrin në Spitalin Modular, në ekipin e prokurorëve u kanë ardhur edhe prokurorë ndihmës, të cilët siç shkruan ajo, kanë mbajtur peng hetimet.

Kadriu thotë se prokurori i njëjtë i cili ka punuar në rastin e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, është dërguar si ndihmës edhe në hetimet për zjarrin në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

“Kështu bombastik flisnin në media. Servonin çdo informacion “për marrjen e aktiviteteve gjatë hetimeve” për spitalin modular në Tetovë. Ndërsa në prapaskenë na sollën 2 prokurorë “për ndihmë” pasi lënda ishte voluminoze. Rezultoi se prokurori Dejan ishte thjesht një postier, nëpërmjet të cilit ai mbante kontrollin e asaj që po merrej dhe siguronte që nuk do të pësonte dikush që do të duhej të mbrohej. Erdhi ekspertiza nga eksperti i fushës së elektro-teknikës, qartë dhe saktë thuhej se arsyeja e zjarrit ka qenë lidhja e keqe e energjisë elektrike. Ishte e qartë se kush ishte kontraktori dhe zbatuesi. Dhe kur kërkova nga prokurorët kolegë të pajtohemi për dhënien e urdhrit për ekspertizë ndërtimi, pasi pranuan se ka mjaft lëshime, prokurori Dejan nga PTHP Shkup ishte kundër. Tjetër të gjithë pranuan”.


“Por për të kamufluar gjetjet e ekspertizës nga ekspertiza elektrike e cila ishte e qartë, i njëjti Dejan kërkoi të përgatitet ekspertizë tjetër, dhe këtë e bënë, por tani ekspertët për spitalin modular në Tetovë, bënë ekspertizë në spital modular në qytet tjetër. Mua më pezulluan pasi u pengoja, isha shumë e zëshme e duhej që gjysma e qeverisë të përfundonte në paraburgim mbi bazë të ekspertizës dhe dëshmive të mbledhura. Dhe tani i njëjti prokuror Dejan është emëruar për ndihmës në Prokurorinë e Koçanit”, ka shkruar ish-prokurorja.

Ndryshe, sot nga Prokuroria njoftuan se shtatë policë janë të dyshuar për dhënie të licencës për veprimtari hotelerike për diskotekën “Pulse” në Koçan, ndërsa të dyshuar janë edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe persona tjerë, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar
Next Article Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?