By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit
Maqedoni

Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit

admin
Last updated: 20/09/2024 12:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Mathew Haarsager.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se diskutimet u përqendruan mbi gjendjen makroekonomike të Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe iniciativat e ndërmarra nga BQK-ja në përputhje me Planin e saj Strategjik 2024-2028.

Guvernatori Ismaili nënvizoi stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke vënë në pah performancën e qëndrueshme të sektorit, përfshirë normën e ulët të kredive jo-performuese dhe nivelin e lartë të kapitalizimit.

Gjatë takimit, guvernatori i BQK-së i shprehu mirënjohjen Haarsager për mbështetjen thelbësore të ofruar nga Departamenti i Thesarit amerikan.

Ai theksoi përfitimet nga projektet e ndryshme të përkrahura nga Thesari i SHBA-së, të cilat kishin synim zhvillimin e tregut të obligacioneve qeveritare, krijimin e infrastrukturës së nevojshme të tregut dhe lehtësimin e iniciativave të tjera që avancojnë sistemin financiar të Kosovës.

“Gjithashtu, u diskutuan bashkëpunimet aktuale të mbështetura nga USAID-i, të cilat kanë qëllim krijimin e një kornize dhe infrastrukture të qëndrueshme të tregut të kapitalit. Këto projekte janë jetike për promovimin e stabilitetit financiar dhe rritjes ekonomike të Kosovës, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përgjigje të nevojave të tregut.

Guvernatori Ismaili ritheksoi rëndësinë e partneriteteve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës. Angazhimi me Thesarin e SHBA-së ka për synim forcimin e më tejmë të marrëdhënieve dhe promovimit të një mjedisi të qëndrueshëm financiar në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, të dy palët në mbyllje të takimit rikonfirmuan zotimin për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pa ujë një pjesë e Çairit
Next Article Pjetër Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?