By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë nënkupton modeli me një njësi zgjedhore për shqiptarët në RMV?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Çfarë nënkupton modeli me një njësi zgjedhore për shqiptarët në RMV?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çfarë nënkupton modeli me një njësi zgjedhore për shqiptarët në RMV?

admin
Last updated: 01/10/2026 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 qershor – Debati për reformën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut është rikthyer me intensitet, ku dje në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues të partive politike u grumbulluan për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke vënë në qendër të diskutimit një model që në pamje të parë mund të duket më demokratik një njësi zgjedhore për të gjithë territorin. Por për shqiptarët, ky model paraqet një rrezik real për përfaqësimin e tyre të drejtë dhe proporcional në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Një njësi zgjedhore është një barazi formale e padrejtësi reale –

Propozimi për një njësi zgjedhore synon të krijojë një “barazi” formale për të gjithë votuesit, por në praktikë krijon pabarazi strukturore për shqiptarët. Shtrirja gjeografike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e përqendruar kryesisht në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, Pollogu, Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Kërçova ndërkohë që rajonet lindore dhe juglindore të vendit, janë të dominuara nga maqedonasit dhe kanë përqindje simbolike të popullatës shqiptare.

Në një njësi zgjedhore, ku votat llogariten në nivel republikan, vota e një qytetari shqiptar në Strugë apo Tetovë mund të peshojë më pak sesa ajo e një qytetari në Shtip apo Veles, për shkak të shumicës etnike në ato rajone dhe fuqisë më të madhe që partitë maqedonase do të kenë për të mobilizuar votuesit në zona me dominancë absolute etnike. Si pasojë, shqiptarët do të dalin të nën-reprezentuar, edhe pse përbëjnë mbi 25% të popullsisë së përgjithshme.

Ziadin Sela: “Një njësi zgjedhore dëmton shqiptarët” –

Këtë shqetësim e ka artikuluar qartë edhe Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët çdoherë që është pyetur për këtë çështje. E një nga përgjigjet e tij është kësisoji.

“Jemi kundër sistemit zgjedhor me një njësi zgjedhore sepse dëmtohen shqiptarët. Shqiptarët nuk janë pjesë e popullatës në zonën lindore të shtetit dhe nuk mund të kontrollohet procesi.”

Sipas tij, zgjidhja më e drejtë mbetet ruajtja e modelit me tetë njësi zgjedhore, i cili, pavarësisht mangësive, garanton një ndarje më të balancuar gjeografike të përfaqësimit. Me këtë model, Shkupi do të siguronte rreth 30 deputetë dhe Pollogu rreth 22, çka ruan peshën reale të shqiptarëve në politikën vendimmarrëse.

VMRO-DPMNE është për një njësi zgjedhore, por vetëm me një kusht?

“Nëse partitë politike arrijnë të merren vesh dhe të arrijnë konsensus të përgjithshëm që vendi të jetë një njësi zgjedhore, VMRO-DPMNE nuk do të ketë problem ta mbështesë atë zgjidhje”, deklaroi deputeti Antonijo Milloshoski.

Ai rikujtoi se partia edhe në bisedimet e kaluara e ka përfaqësuar këtë qëndrim, i cili atëherë është ndarë edhe nga subjekte të tjera politike, por deri te marrëveshja nuk erdhi për shkak të propozimeve të kundërta nga disa parti.

“Ne edhe në bisedimet e mëparshme si VMRO-DPMNE e shprehëm qëndrimin tonë se jemi për një njësi zgjedhore dhe më shumë parti e ndanin këtë qëndrim. Por, për fat të keq, dy-tri opsione politike ishin kundër disat propozuan tetë njësi zgjedhore, një parti tjetër politike propozoi tre njësi zgjedhore, ndërsa BDI propozoi prag të lidhur prej pesë përqind si kusht për një njësi zgjedhore. Ishte e dukshme se është e vështirë të arrihet konsensus. Nëse arrihet konsensus, ne nuk kemi asnjë problem që të ketë një njësi zgjedhore”, theksoi Milloshoski.

Nga ana tjetër, BDI është për një njësi zgjedhore me kusht të vendosjes së pragut prej 5%, derisa nga VLEN akoma një qëndrim të qartë.

Kujtojmë që një njësi zgjedhore përbën gjithashtu një rrezik për partitë shqiptare më të vogla, të cilat mund të mos arrijnë pragun nacional të përfaqësimit dhe kësisoj të fshihen nga harta parlamentare. Në mënyrë të paradoksale, një sistem që premton pluralizëm dhe konkurrencë të lirë, mund të shërbejë si mekanizëm për konsolidimin e dominimit të partive maqedonase. argument.mk/

You Might Also Like

Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?

“Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit

MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4

Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”
Next Article ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?