By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ITShKSh, konferencë shkencore në Ditën e Alfabetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ITShKSh, konferencë shkencore në Ditën e Alfabetit
Maqedoni

ITShKSh, konferencë shkencore në Ditën e Alfabetit

admin
Last updated: 16/11/2026 12:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit, Instituti i Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, organizoi konferencën shkencore kushtuar gjendjes së teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, studiues, hulumtues dhe akademik nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.

“Nga kjo perspektivë ku ndodhemi sot, Manastiri mbetet qendra e kujtesës, hapësira ku kultura shqiptare arriti ta shndërrojë një aspiratë të përbashkët në një akt historik. Konsideroj që jemi me fat që kemi mundësinë të kremtojmë një ditë si kjo, e shumëfish me fat ndjehem që kam rastin të hap unë këtë ngjarje që i dedikohet kongresit të alfabetit dhe t’iu uroj mirëseardhje në konferencën ndërkombëtare shkencore në të cilën sivjet do t’i trajtojmë tekstet shkollore në temën: bosht gjendja e teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut. Kjo temë e ndjeshme e arsimit tonë do të jetë pikëtakimi i dhjetëra mendimeve të vlefshme të studiuesve tanë të pranishëm, të cilët do t’u qasen teksteve shkollore nga shumë pikëpamje me synimin për t’i glorifikuar anët e tyre të mira dhe për t’i vënë në dukje dobësitë e lëshimet që shpërfaqen.”, – u shpreh drejtori i ITShKSh-së, Besnik Emini.
“E vlerësoj shumë përcaktimin që dita e alfabetit të këtij viti të na mbledh këtu, duke diskutuar për tekstet shkollore në vendin tonë. Kjo është një temë që e lidh drejtpërdrejt historinë tonë dhe detyrat që i kemi sot. Për një fëmijë libri shkollor është një prej takimeve të para me gjuhën e shkruar, me shkencën, me historinë dhe me mënyrën se si e kupton shoqërinë ku ai jeton. Përmes atij libri, fëmija mëson se si shprehet, si ta ndërtojë një mendim, si ta dallojë faktin nga një opinion dhe si të kërkoj shpjegim për atë që nuk e kupton. Andaj, edhe tekstet në gjuhën shqipe duhet të kalojnë nëpërmjet procesit serioz, hartimi ose përkthimi, redaktimi dhe vlerësimi.”, – u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Bashkërisht mendoj, ju ta bëni punën shkencore, publicistike, letrare. Politika të bëj punën e vet në mbrojtje të interesave, gjithmonë të shqiptarëve. Të urojmë që në periudhën e nëntorit të mendojmë për të gjitha sakrificat e rilindësve tanë dhe të mundohemi që deri diku të arrijmë suksese që ata kanë pasur në kohë shumë më të vështira seç operojmë ne tani dhe bashkërisht do të kemi vetëm ditë pozitive dhe të festojmë.”, – u shpreh ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati.
“Madhështia e Kongresit të Manastirit nuk qëndron vetëm te vendimet që morën, por edhe te guximi i një brezi për të vendosur të ardhmen e kombit mbi interesat dhe dallimet e kohës së vet. Ai brez kuptoi se historia nuk i pret ata që ngurojnë dhe se mundësitë e humbura shpesh shndërrohen në pasoja që i bartin brezat e mëvonshëm. Në vitin 1908 në Manastir shqiptarët vendosën se si do ta shkruajnë gjuhën e tyre. Sot duhet të vendosim se si do ta shkruajmë të ardhmen.”, – u shpreh drejtori i Muzeut të Alfabetit – Manastir, Nuer Asllani.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori Wendt viziton Sarandën, takime me bizneset vendase dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes
Next Article Rama alarmon për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare pas anulimit të takimit në Athinë, kërkon “llogari” nga Kurti: Ky është skandal
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?