By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Arsimi shqip kërkon tekste cilësore dhe më shumë përgjegjësi institucionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Arsimi shqip kërkon tekste cilësore dhe më shumë përgjegjësi institucionale
Maqedoni

Izet Mexhiti: Arsimi shqip kërkon tekste cilësore dhe më shumë përgjegjësi institucionale

admin
Last updated: 16/11/2026 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ditët e Alfabetit”, të organizuar nga ITShKSh, ku në fokus të diskutimeve ishte cilësia e teksteve shkollore dhe përgjegjësia për avancimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi, Mexhiti ka theksuar se Dita e Alfabetit nuk është vetëm një përkujtim i Kongresit të Manastirit të vitit 1908, por edhe një moment reflektimi për përgjegjësinë që institucionet kanë ndaj brezave të rinj dhe cilësisë së arsimit shqip.

Ai ka vlerësuar se tekstet shkollore duhet të jenë të sakta, të qarta dhe të kuptueshme, duke nxitur te nxënësit mendimin kritik, arsyetimin dhe kureshtjen për dije.

Sipas Mexhitit, hartimi, përkthimi dhe vlerësimi i teksteve shkollore kërkojnë angazhim serioz profesional, ndërsa në këtë proces duhet të përfshihen drejtpërdrejt edhe mësimdhënësit, pedagogët, gjuhëtarët dhe specialistët e fushave përkatëse.

Kryetari i Çairit ka theksuar gjithashtu se udhëheqësit institucionalë kanë përgjegjësi për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore e shkencore.

“Brezi i Manastirit përmbushi detyrën e kohës së vet. Detyra jonë është t’u sigurojmë fëmijëve arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi për të ecur përpara përmes dijes”, ka deklaruar Mexhiti.argument.mk/

 

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Iniciativa “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon ligj për prejardhjen e pasurisë dhe dënime më të ashpra për korrupsionin
Next Article Mickoski nga Brukseli: Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeostrategjik, Maqedonia e Veriut e përkushtuar ndaj reformave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?