By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Brenda vitit të parë po e realizoj programin e premtuar për Çairin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Brenda vitit të parë po e realizoj programin e premtuar për Çairin
Maqedoni

Izet Mexhiti: Brenda vitit të parë po e realizoj programin e premtuar për Çairin

admin
Last updated: 02/10/2026 11:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë përmbyllur ose kanë nisur një sërë projektesh infrastrukturore në territorin e komunës të premtuara gjatë fushatës zgjedhore.

Mexhiti në një intervistë për Alsat M ka theksuar se një pjesë e projekteve nga programi i tij tashmë janë në fazën përfundimtare, ndërsa realizimi i të tjerave ka filluar ose pritet të fillojë së shpejti.

“Diku jemi në fillim të projekteve dhe diku në përfundim të projekteve. Kështu, rruga ‘Ferid Murati’, është në fazën përfundimtare, ka filluar rruga ‘Mit’hat Frashëri’, ndërsa po fillon edhe rruga ‘Hasan Prishtina’”, deklaroi Mexhiti.

Sa i përket sheshit “Skënderbeu”, kryetari i Çairit tha se procedurat janë drejt përfundimit dhe se punimet pritet të nisin para Vitit të Ri. Sipas tij, projekti përfshin investime prej mbi 20 milionë eurosh për ndërtimin e parkingut nëntokësor.

Mexhiti, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i komunës, njoftoi se në shkurt ose mars planifikohet të nisë realizimi i projektit për rrugën “Cvetan Dimov”, të cilën e cilësoi si arterien kryesore të Çairit.

Në plan janë edhe ndërhyrje në ndërtesat kolektive që nuk kanë ashensorë.

“Gjithashtu, së shpejti do të fillojmë edhe me ashensorët për ndërtesat që nuk kanë ashensor”, tha Mexhiti.

Kryetari i Çairit vlerësoi se brenda vitit të parë të mandatit pritet të realizohet programi i prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa për tre vitet e ardhshme paralajmëroi hartimin e një programi të ri në bashkëpunim me qytetarët.

“Mendoj se brenda vitit të parë jemi në realizim të të gjithë programit që e kam premtuar në fushatën zgjedhore dhe do të duhet me qytetarët të punojmë për një program të ri për tre vitet e ardhshme”, përfundoi Mexhiti.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pushimet mjekësore nuk shkurtohen, por ndryshojnë kriteret
Next Article Ministri Ferati pret mysafirët nga SHBA, theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?