By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti nga Çairi: Zëri i qytetarëve po dëgjohet (FOTO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti nga Çairi: Zëri i qytetarëve po dëgjohet (FOTO)
MaqedoniTOP LAJM

Izet Mexhiti nga Çairi: Zëri i qytetarëve po dëgjohet (FOTO)

admin
Last updated: 01/09/2025 22:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi familjen Ramadani në Fushë Topanë, ku bisedoi për jetën e përditshme, ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe mundësitë e së ardhmes.

“Ka diçka të veçantë kur hyn në konakun e një familjeje çairase: ndjen frymën e vjetër shqiptare, mikpritjen, ngrohtësinë dhe respektin që të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde.

Në Fushë Topanë, patëm nderin të qëndrojmë me familjen Ramadani dhe të bisedojmë për jetën e përditshme, për ndryshimet që ka kaluar Çairi dhe për mundësitë që na presin në të ardhmen.

Çairi sot ka mundësi të reja. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe komunës ka krijuar hapësirën më të madhe ndonjëherë për investime dhe projekte që më parë nuk ishin të mundura. Ndryshimet po ndjehen çdo ditë nga qytetarët, dhe kjo tregon se Çairi po lëviz përpara.

Në këtë takim folëm për ide, kërkesa dhe projekte të ardhshme. Sepse vendi zhvillohet vetëm kur qytetarët bëhen pjesë e politikës dhe vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre, dhe kur zëri i tyre dëgjohet me vëmendje.

Çdo derë që hapim në Çair tregon të njëjtën gjë: njerëz që duan zhvillim për vendin e tyre dhe që sot e kanë më afër se kurrë. Kjo është fryma që na udhëheq përpara.”, deklaroi Mexhiti.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimi: VLEN ka sjellë më shumë fonde për komunat se çdo qeveri e mëparshme
Next Article Fetai: Takimet e Bujarit ndodhën pasi u ndryshua kodi penal, kur donin kthimin e Gruevskit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?