By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti uron 7 marsin: Mësuesit janë drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti uron 7 marsin: Mësuesit janë drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht
Maqedoni

Izet Mexhiti uron 7 marsin: Mësuesit janë drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht

admin
Last updated: 07/03/2025 16:20
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formësimin e shoqërisë.

Në një mesazh të tij, siç theksohet në kumtesë, Mexhiti ka kujtuar hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, duke e cilësuar atë si një moment historik për kombin shqiptar. Ai theksoi se mësuesit e asaj kohe nuk ishin vetëm edukatorë, por luftëtarë të diturisë dhe mbrojtës të identitetit kombëtar.

“Sot, më shumë se një shekull më vonë, festojmë këtë ditë dhe vazhdojmë ta nderojmë këtë mision të shenjtë. Për çdo fjalë të shkruar, për çdo mendje të ndriçuar, për çdo ëndërr të udhëhequr drejt suksesit, juve mësues ju themi faleminderit!”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka nënvizuar se pavarësisht sfidave të kohës, mësuesit mbeten pishtarët e dijes, duke ndriçuar rrugën e brezave të rinj. Në përmbyllje të mesazhit të tij, Mexhiti uroi të gjithë mësuesit për 7 Marsin, duke i cilësuar ata si “drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Doechii mahnit në Javën e Modës në Paris, me një fustan spektakolar Schiaparelli
Next Article RMV, ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, më pas ndryshoi mendje – pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?