By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli sulmon Libanin – godet më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli sulmon Libanin – godet më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut
Bota

Izraeli sulmon Libanin – godet më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut

admin
Last updated: 20/09/2024 08:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugor, me aeroplanët e tij luftarakë që kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe “lokacione të tjera terroriste”, duke përfshirë një objekt të ruajtjes së armëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se raketat ishin gati për t’u gjuajtur kundër Izraelit.

Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima.

Agjencia shtetërore e Libanit e Lajmeve se Izraeli kreu të paktën 52 sulme në jug të vendit dhe se Libani gjithashtu kishte nisur sulme në objektet ushtarake në Izraelin verior.

Bëhet e ditur se sulmet ajrore izraelite, të cilat zgjatën më shumë se dy orë, ishin disa nga më intensivet e konfliktit të fundit.

Së fundmi, Izraeli ka hequr urdhrat për kufizimin e lëvizjes që kishte lëshuar për komunitetet në Lartësitë Golan dhe pjesë të Izraelit verior, konfirmoi ushtria e tij, shkruan BBC.

Më herët, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet vdekjeprurëse në fillim të javës “kapërcenin të gjitha vijat e kuqe”, duke akuzuar Izraelin për atë që ai tha se përfaqësonte një deklaratë lufte.

Izraeli nuk ka thënë se qëndron pas sulmeve dhe për të cilat autoritetet libaneze thanë se vranë 37 njerëz dhe plagosën 3,000.

Por, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se Izraeli po hyn në një “fazë të re të luftës”, duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Siç raportohet, luftimet ndërkufitare u përshkallëzuan më 8 tetor të vitit 2023 – një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit – kur Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në solidaritet me palestinezët

Që atëherë qindra njerëz, shumica prej të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, janë vrarë në luftimet ndërkufitare, ndërsa dhjetëra mijëra janë zhvendosur gjithashtu në të dy anët e kufirit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“IDF do të vazhdojë të operojë për të degraduar infrastrukturën dhe aftësitë e organizatës terroriste Hezbollah në mënyrë që të mbrojë shtetin e Izraelit”, tha ushtria izraelite.

IDF gjithashtu u bëri thirrje banorëve në Izraelin verior pranë kufirit libanez që të shmangin grumbullimet e mëdha, të ruajnë lagjet e tyre dhe të qëndrojnë pranë strehimoreve.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

“Ne nuk duam të shohim ndonjë veprim përshkallëzues nga asnjë palë që do ta bënte më të vështirë qëllimin e arritjes së një armëpushimi në Gaza”, tha Blinken.

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nuk mund të jemi miq me të gjithë kolegët, por…
Next Article Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?