By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jahja Lluka kujton themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jahja Lluka kujton themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova
Maqedoni

Jahja Lluka kujton themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova

admin
Last updated: 05/02/2024 13:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Jahja Lluka ka kujtuar themelimin Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova.

Ai në një shkrim të tij ka treguar për ngjarjet që rrodhën e bënë që kjo shoqatë të krijohej.

Shkrimi i tij plotë:

Meqë Serbia kishte arritur që ta suprimojë autonominë e Kosovës, disa punëtor besnik shqipfolës të Lidhjes Socialiste të Komunës së Pejës dhe Kryesia e Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, vazhduan t’i zbatojnë urdhrat e sundimtarëve sllavë. Ata fatzi morën iniciativë për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve e shesheve në qytetin e Pejës, duke i larguar emrat e Rilindësve tanë dhe duke i zëvendësuar me emra sllavë. Por, edhe kësaj radhe, sikurse edhe herë tjera, qytetarët pejanë, me kohë, organizuan protesta masovike, duke kundërshtuar aktin antikombëtar të argatëve fatzi, së pari në Bashkësinë lokale “Ramiz Sadiku” dhe shprehën indinjatën për ketë iniciativë dhe këto përpjekje të atyre shqipfolësve, të cilët ishin në shërbim të politikës sllave dhe verbërisht e besonin “vëllazërim-bashkimin”.

Tubimet protestuese dolën me kërkesa konkrete për Kuvendin Komunal, e që ishin kundër këtyre ndryshimeve absurde. Salla e Shtëpisë së Kulturës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë protestuesit, kryetari i atëhershëm i Komunës propozoi qe takimi të mbahet pas dy ditësh në Palestrën e sporteve në Karagaç.

Pas dy ditësh Palestra e sporteve në Karagaç, u stërmbushur me qytetarë, të cilët prisnin që strukturat komunale t’i informojnë për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Komunal. Por, strukturat komunale nuk patën guximin të dalin para masës qytetare që t’i informojnë se vendimi nuk ishte ndryshuar.

Qytetarët filluan të reagojnë ashpër, sidomos ndaj ne organizatorëve të protestave. Ne edhe pse ishim në krye të protestuesve, u zumë në dilemë se mos turma e protestuesve po humbte durimin dhe situata të eskalonte, kurse policia serbe mund të reagonte dhe e gjitha kjo do të manifestohej me pasoja të rënda për qytetarët.
Me gjithë kërkesat tona, disa të rinj organizuan një demonstratë e cila për fat të mirë kaloi pa ndonjë epilog tragjik.

Më 14 shkurt qytetarët prapë u tubuan para Shtëpisë së kulturës “Ramiz Sadiku” dhe pas shumë diskutimeve, z. Reshat Nurboja, doli me iniciativën për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova. Ideja e tij u përkrah nga të gjithë qytetarët dhe u vendos të zgjidhet Kryesia e shoqatës me propozimet e drejtpërdrejta nga qytetarët. Me ketë rast, kryetar u zgjodh Reshat Nurboja, sekretar Zejnullah Luta dhe anëtarë të Kryesisë Ali Çeku, Rexhë Krasniqi, Gëzim Morina, Jahja Lluka, Mahir Muhaxheri, Muhedin Sylça, Hadi Doda, Sehit Luta e Bashkim Nikçi.

Pasi opinioni kosovar u njoftua për themelimin dhe konsolidimin e shoqatës, erdhi përkrahja nga të gjitha trojet shqiptare. Me ketë rast filloi një aktivitet i bujshëm për formimin e degëve të Shoqatës në të gjitha komunat e Kosovës…

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Megaoperacioni i EUROJUST dhe Interpol, droga vinte nga Shqipëria me gomone
Next Article Përfundon mbledhja e grupit Bardhi-Berisha, çfarë u diskutua para protestës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?