By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janë kryer 165 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigorifere për ushqim, konstatohen mospërputhje te 41 operatorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janë kryer 165 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigorifere për ushqim, konstatohen mospërputhje te 41 operatorë
MaqedoniTOP LAJM

Janë kryer 165 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigorifere për ushqim, konstatohen mospërputhje te 41 operatorë

admin
Last updated: 15/03/2025 13:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se javën e kaluar dhe këtë javë janë kryer 154 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë për ftohje, gjatë të cilave janë konstatuar mospërputhje te 41 operatorë, për të cilat janë lëshuar vendime për urdhëresë, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë asgjësuar rreth dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta.

Te shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar se kanë kushte të pakënaqshme higjienike, ndërsa tek dy, produktet nuk ishin të etiketuara (deklaruara) në gjuhën maqedonase.

AUV informoi se, te te tetë operatorë ushqimorë është konstatuar se punonjësit nuk kanë pasur libreza shëndetësore, pra janë konstatuar pa kontroll të detyrueshëm shëndetësor. Te një prej operatorëve që u kontrollua, AUV konstatoi se po kryente ripaketim të paligjshëm të produkteve me origjinë shtazore.

Shërbimet inspektuese të AUV, gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm të kryer në Shkup javën e kaluar, kanë mbyllur një punëtori ilegale për prodhimin e produkteve të mishit. Ata shkatërruan në mënyrë të padëmshme rreth 200 kilogramë produkte të pasigurta. Për kundërvajtjen e kryer, siç bëjnë me dije, punë pa miratim nga AUV dhe lëshim në qarkullim të produkteve të pasigurta, është gjobitur edhe operatori i paligjshëm.

Gjatë një kontrolli tjetër të jashtëzakonshëm, një personi fizik i janë sekuestruar 50 kilogramë prodhime mishi me përmbajtje të panjohur. Produktet shiteshin në ambient të hapur, pa regjimin e kërkuar të temperaturës. Për veprën e kryer, personi është dënuar me gjobë me para, ndërsa produktet e mishit të sekuestruara të pasigurta janë asgjësuar pa dëm.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Racioni studentor do të mbetet 140 denarë, do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë
Next Article Një prind ka sulmuar psikologen në një shkollë të mesme në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?