By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janev për aksionin në Kumanovë: Grupi kriminal ka vepruar për më shumë se pesë vjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janev për aksionin në Kumanovë: Grupi kriminal ka vepruar për më shumë se pesë vjet
Maqedoni

Janev për aksionin në Kumanovë: Grupi kriminal ka vepruar për më shumë se pesë vjet

admin
Last updated: 05/11/2026 21:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor argument.mk/ – Grupi kriminal ka vepruar në mënyrë të organizuar, ndërsa aktivitetet e tij janë zhvilluar nga viti 2021 e deri më sot. Pra, ka vepruar në territorin e Kumanovës për më shumë se pesë vjet. Dikush ka marrë guximin të shkruajë një informacion dhe ta dorëzojë në polici. Ne, si polici, veprojmë me vendosmëri, shqyrtojmë çdo informacion të marrë dhe nuk tregojmë asnjë tolerancë, pavarësisht se kush është kryerësi i veprimeve të paligjshme. Mbledhim prova dhe veprojmë në aspektin operacional, duke siguruar dëshmi materiale kundër secilit individ, pavarësisht nëse fshihen pas emrave apo grupeve të caktuara, deklaroi drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) pranë MPB-së, Aleksandar Janev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me aksionin e sotëm policor në Kumanovë, që synon shkatërrimin e një grupi të dyshuar për fajde, zhvatje dhe pastrim parash.

Ai shtoi se pas aksionit të sotëm në Kumanovë, ndaj pesë personave do të parashtrohet kallëzim penal, pasi policia posedon prova dhe fakte serioze për veprat e kryera, si dhe për të gjitha aktivitetet që ata kanë zhvilluar.

“Janë kryer bastisje në të gjitha lokacionet dhe gjatë tyre është gjetur një shumë e konsiderueshme parash dhe dokumentesh, që dëshmojnë se personat merreshin me huadhënie parash dhe kryenin zhvatje. Në bazë të kësaj, është propozuar të kryhet bastisje edhe në një zyrë noteriale në Kumanovë. Gjithashtu është njoftuar edhe Banka Popullore, pasi janë gjetur mjete financiare që dyshohet se burojnë nga një këmbimore në pronësi të vëllait të njërit prej të dyshuarve. Banka Popullore po kryen kontroll dhe revizion për të konstatuar nëse paratë e gatshme kanë origjinën nga kjo këmbimore”, theksoi Janev.

Ai bëri të ditur se gjatë procedurës dhe bastisjeve pret që të sekuestrohen automjetet, i gjithë dokumentacioni, telefonat dhe të gjitha sendet e rëndësishme që mund të jenë me interes për hetimin.

Në koordinim me prokurorin publik kompetent për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të parashtrohet edhe kallëzimi përkatës penal.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hekurudha me humbje prej mbi 75 milionë eurosh dhe infrastrukturë të vjetruar, çfarë zbuluan revizorët?
Next Article Ana Vitkova propozohet për anëtare të Komisionit Rregullator për Energjetikë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?