By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Janë përmbushur të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese, RMV përfiton 19,2 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Janë përmbushur të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese, RMV përfiton 19,2 milionë euro
Maqedoni

Janevska: Janë përmbushur të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese, RMV përfiton 19,2 milionë euro

admin
Last updated: 28/11/2026 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Përpjekjet për avancimin e arsimit dhe shkencës kanë marrë konfirmim nga organet më të larta të Bashkimit Evropian në Raportin për Progresin e Maqedonisë për vitin 2026, ndërsa me përmbushjen e të gjitha objektivave të parapara deri më tani nga Agjenda Reformuese, shteti përfiton kthim të mjeteve në buxhet në vlerë prej 19,2 milionë eurosh, njoftoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, në mbledhjen e 19-të të Grupit Sektorial të Punës për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale.

Në ngjarjen ku morën pjesë edhe ministrat Gjoko Velkovski dhe Besar Durmishi, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit civil, Janevska theksoi se është forcuar korniza ligjore dhe strategjike përmes Strategjisë së re të Arsimit 2026-2032, formulave të reja të financimit, vendosjes së këshilltarëve për karrierë dhe zgjerimit të punës me një ndërrim dhe qendrave rajonale për arsim profesional, ku tani regjistrohen mbi 70 për qind e nxënësve të një gjenerate, me trajnim praktik në 1.000 kompani.

“Të gjitha objektivat e Agjendës Reformuese në pjesën e arsimit dhe shkencës, të parapara për periudhën deri më tani, janë përmbushur dhe për këtë arsye përfitojmë kthim të mjeteve në buxhetin shtetëror në vlerë prej 19,2 milionë eurosh. Kemi vepruar me përgjegjësi dhe kemi punuar me përkushtim, kështu që një pjesë e objektivave janë realizuar edhe para afatit”, tha Janevska.

Në pjesën e shkencës dhe digjitalizimit, ajo përmendi funksionimin e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësi INOVA, pjesëmarrjen në programet COST dhe “Horizont Evropa”, integrimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe angazhimin rekord të 1.602 asistentëve arsimorë në arsimin fillor dhe për herë të parë 190 në arsimin e mesëm.

Megjithatë, në fund ajo paralajmëroi për nevojën urgjente të miratimit të projektligjeve të reja për arsimin e lartë dhe shkencën, të cilat kanë mbetur të bllokuara në Kuvend.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga java e ardhshme, përmes një aplikacioni secili do të mund të kontrollojë nëse ka bërë kundërvajtje në komunikacion dhe ta paguajë gjobën online
Next Article Siljanovska dhe Çupiq biseduan për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe bashkëpunimin rajonal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?