By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska për vizitë në Japoni: Po dakordohen partneritete të reja në arsim dhe shkencë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska për vizitë në Japoni: Po dakordohen partneritete të reja në arsim dhe shkencë
Maqedoni

Janevska për vizitë në Japoni: Po dakordohen partneritete të reja në arsim dhe shkencë

admin
Last updated: 13/11/2026 13:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, realizoi një vizitë pune në Japoni me qëllim forcimin e lidhjeve arsimore dhe shkencore ndërmjet dy vendeve, gjatë së cilës zhvilloi takime me përfaqësues të rëndësishëm qeveritarë dhe akademikë.

Në takimin me ministrin japonez të Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë, Yoshihiro Seki, u diskutua për përvojat e ndërsjella në sistemet arsimore, me ç’rast ministrja kërkoi mbështetje për themelimin e qendrave të ekselencës në vendin tonë.

„Japonia është një partnere strategjike shumëvjeçare e vendit tonë dhe ju falënderoj për mbështetjen e deritanishme, si dhe për mundësitë që ua mundësoni studentëve maqedonas, përmes sistemit të bursave, për t’u arsimuar në universitete prestigjioze japoneze. Me rëndësi të veçantë për ne është edhe mbështetja që marrim në procesin e modernizimit teknik dhe pajisjes së shkollave. Besoj se një pjesë e ideve për të cilat diskutuam sot së shpejti do të shndërrohen në projekte dhe aktivitete konkrete“, theksoi Janevska në takimin në Ministrinë japoneze të Arsimit.

Në fokus të vizitës në Institutin Kombëtar për Politika Arsimore ishin përvojat në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për testimet ndërkombëtare PISA.

Për mundësi të reja të partneritetit ekonomik dhe shkencor u diskutua edhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Ikuina Akiko, me ç’rast u theksua roli i organizatave JETRO dhe JICA.

Agjenda përfshiu edhe vizitën në Universitetin e Tokios, ku u shqyrtuan mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në programet evropiane të kërkimit shkencor dhe shkëmbimin e studentëve.

Vizita përfundoi me takime në Ambasadën e Maqedonisë, me ish-ambasadorin Kazuya Otsuka, studentë nga vendi ynë dhe nxënës të shkollave të mesme japoneze që mësojnë gjuhën maqedonase.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA
Next Article Fuego dhe Olechka e nisin ditën me një përqafim të ngrohtë në shtrat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?