By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janveska: Programi mësimor për klasën e shtatë është ndryshuar, lënda e Historisë po rikthehet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janveska: Programi mësimor për klasën e shtatë është ndryshuar, lënda e Historisë po rikthehet
Maqedoni

Janveska: Programi mësimor për klasën e shtatë është ndryshuar, lënda e Historisë po rikthehet

admin
Last updated: 22/07/2025 14:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Kurrikula për klasën e shtatë të arsimit fillor është ndryshuar dhe lënda e Historisë është rikthyer, tha sonte nga Velesi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“Kurrikula e re ka rikthyer lëndën e Historisë, e cila ishte hequr nga qeveria e mëparshme. Libri shkollor është në proces të shtypjes”, tha ajo.

Ajo gjithashtu përsëriti se pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare, nxënësit do të kenë përsëri tekste shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur disa ditë më parë, ajo tregoi kopjet e para të teksteve shkollore në anglisht për klasat nga e para deri në të nëntën dhe tekstet shkollore në gjermanisht, duke shtuar se një vendim do të merret deri të premten për frëngjishten, italishten dhe të gjitha gjuhët e tjera.

Ministrja informoi gjithashtu se kurrikula për vitin e parë të arsimit të mesëm është ndryshuar.

Ajo njoftoi gjithashtu se janë hapur gjashtë lektorate të reja në të gjithë botën ku studiohet dhe popullarizohet gjuha dhe letërsia maqedonase.

Sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për herë të parë, po legalizon klasat e dyfishta në arsimin e mesëm që kanë mësim praktik.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2021, aktuale ishte tema për konceptin e ri të arsimit fillor, me të cilin parashiheshin disa ndryshime për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Koncepti i ri ngjalli reagime në opinion, të cilat në fillim kishin të bëjnë me shkrirjen e disa lëndëve në një lëndë të integruar. Ministrja e atëhershme Carovska tha se frika nga integrimi i lëndëve, në një moment të caktuar, ishte keqpërdorë për qëllime politike, por që më pas ishte zvogëluar. Ajo në disa raste përsëriti se arsimi duhet të pësojë ndryshime, gjë që e sugjerojnë edhe testimet vendore edhe ato ndërkombëtare, si dhe prindërit e mësimdhënësit të cilët i kanë propozuar këto ndryshime konceptuale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ishte e vështirë ishte ndarja me familjen!”- Pa punë dhe e vetme, jeta e re në Londër e mbesës së Nicole Kidman: Dikush të më punësojë, ju lutem
Next Article Dikush e ha sërish bananen 6 milionë dollarëshe të artistit Cattelan në Francë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?