By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dikush e ha sërish bananen 6 milionë dollarëshe të artistit Cattelan në Francë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Dikush e ha sërish bananen 6 milionë dollarëshe të artistit Cattelan në Francë
Showbizz

Dikush e ha sërish bananen 6 milionë dollarëshe të artistit Cattelan në Francë

admin
Last updated: 22/07/2025 14:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vepra e artistit italian Maurizio Cattelan, që përbëhet nga një banane e ngjitur në mur me ngjitës, është ngrënë nga një vizitor në një muze në Francë.

Vepra e titulluar “Komediani” u konsumua më 12 korrik nga një vizitor në galerinë Centre-Pompidou Metz, në lindje të Francës.

“Vepra u rikthye në vend vetëm disa minuta më vonë,”, ndërsa sqarohet se bananja është “vetëm një element i prishshëm” që zëvendësohet rregullisht sipas udhëzimeve të artistit, tha galeria në deklaratë.

Artisti ishte i zhgënjyer që vizitori e konsideroi vetëm frutin si veprën e artit, në vend që të hante edhe lëvoren, edhe ngjitësin që e mbante në vend. Galeria nuk ka paraqitur kallëzim penal.

Nuk është hera e parë që kjo vepër arti është ngrënë nga një vizitor, raporton CNN.

Në vitin 2019, kur fillimisht Cattelan-i e prezantoi në panairin Art Basel Miami në Florida, amerikani David Datuna e shkuli bananen nga muri, e qëroi dhe e hëngri përpara qindra vizitorëve të habitur.

Ky moment u bë viral në botën e artit, dhe vepra u shit me një banane zëvendësuese, për 120 mijë dollarë në atë panair.

Më vonë, në vitin 2023, një student arti e mori bananen nga muri në Leeum Museum of Art në Seul të Koresë së Jugut, dhe e hëngri.

Në nëntor të vitit 2024, Justin Sun, një koleksionist kinez dhe themelues i një platforme kriptomonedhash, e bleu “Komediani”-n në ankand për 6.24 milionë dollarë, përpara se ta hante vetë bananen.

“Sot për sot, ndoshta kjo është vepra e artit më e ngrënë e 30 viteve të fundit,” thuhet në deklaratën e Galerisë Centre-Pompidou Metz.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janveska: Programi mësimor për klasën e shtatë është ndryshuar, lënda e Historisë po rikthehet
Next Article Filloi mbledhja e 62 e Kuvendit, në rend dite ribalanci i plotësuar i Buxhetit për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?