By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Joost Klein refuzoi të kthehej në Eurovision: Ne kishim gjithçka gati, por më duhet kohë për t’u rikuperuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Joost Klein refuzoi të kthehej në Eurovision: Ne kishim gjithçka gati, por më duhet kohë për t’u rikuperuar
Showbizz

Joost Klein refuzoi të kthehej në Eurovision: Ne kishim gjithçka gati, por më duhet kohë për t’u rikuperuar

admin
Last updated: 29/10/2024 08:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas lajmit se Joost Klein refuzoi të përfaqësonte Holandën në Festivalin e ardhshëm të Këngës në Eurovision, këngëtari bëri një reagim në rrjete sociale.

Klein, i cili u skualifikua këtë vit para performancës finale në Malmo, mori një shans të ri për të përfaqësuar Holandën në Eurovision Song Contest, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Bazel.

Megjithatë, ai refuzoi.

“Është lakmi apo dëshirë? Kam vendosur që nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2025. Ekipi im dhe unë kishim gjithçka gati, por thjesht nuk ndihem mirë. Jam shumë mirënjohës për gjithë dashurinë nga e gjithë bota, por ky vit akoma më prek shumë, më duhet t’i jap vetes më shumë kohë për t’u rikuperuar”, ka shkruar ai në fillim të postimit.

Ai shprehet se ëndrra e tij ishte të merrte pjesë në Eurovision dhe se ia arriti.

“Ëndrra ime ishte të merrja pjesë në Eurovision dhe ia arrita. Për muaj të tërë kisha ndjesinë se duhej të kthehesha për të përfunduar punën. Megjithatë, në realitet – arritëm një qëllim më të lartë. Kënga ‘Europap’ bashkoi shumë. Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me mua, por edhe me ne, njerëzit nga e gjithë”.

I njëjti beson se qëllimi i tij në jetë është të lidhë njerëzit përmes muzikës, artit dhe performancës. Ai ka shkruar se turnetë e tij në Evropë dhe ShBA janë shitur dhe se së shpejti do të prezantojë albumin e tij.

Meqë ra fjala, televizioni holandez AVROTROS njoftoi pak ditë më parë se Joost Klein refuzoi ofertën për të përfaqësuar Holandën në Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se Zvicra do të jetë nikoqire e edicionit të 69-të të Eurovisionit. Gara do të mbahet në St. Jakobshalle në Bazel. Netët gjysmëfinale do të zhvillohen më 13 dhe 15 maj, ndërsa finalja e madhe është caktuar të shtunën më 17 maj.

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Misteri i rezidencës së ndërtuar mbi një rrokaqiell në Indi, pronari i të cilës ndoshta kurrë nuk do të shkelë në të
Next Article Ndërtesa e Stacionit të Trenit në Ferizaj, monument i historisë dhe kujtesës kolektive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?