By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia
Showbizz

Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia

admin
Last updated: 01/10/2026 15:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Modelja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe emocional, të cilin e ka ndarë me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, Xhuli më në fund ka dhënë lajmin e shumëpritur. Ajo ka kaluar mbi 20 ditë në një spital në Zvicër, në pritje të ardhjes në jetë të dy bebeve.

Përmes disa pamjeve të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Xhuli ka njoftuar se tashmë është bërë nënë e dy binjakëve, ndërsa ka ndarë edhe emocionet e saj pas lindjes. “I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Më tej, Juliana ka rrëfyer se ky ka qenë një prej udhëtimeve më të vështira dhe njëkohësisht më të bukura të jetës së saj, duke përmendur frikën, lodhjen, lotët dhe pasiguritë që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe. “Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie… por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi”, ka shkruar ajo.

Duke reflektuar për përvojën e saj, Xhuli është shprehur se ardhja në jetë e binjakëve i ka mësuar një tjetër dimension të forcës së një gruaje. “Një grua është më e fortë nga sa mendon. Ajo mund të rrëzohet, të qajë, të ketë frikë… dhe përsëri të çohet, të vazhdojë dhe të krijojë jetë”, ka shkruar ajo.

Modelja ka treguar se sot, kur i sheh dy fëmijët e saj në krahë, çdo dhimbje dhe moment i vështirë i këtij rrugëtimi merr një tjetër kuptim. “Unë nuk isha vetëm duke sjellë në jetë dy fëmijë. Po lindja edhe një version të ri të vetes”, është shprehur Xhuli.

Në fund të mesazhit të saj, ajo u ka uruar mirëseardhjen dy të vegjëlve në jetën e saj, duke i cilësuar si “dy dashuritë” e saj.“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla. Nëna do t’ju dojë përtej çdo fjale, përtej çdo kufiri, përjetë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

You Might Also Like

Bellingham feston fitoren ndaj Spanjës me një puthje nga e dashura, Ashlyn Castro

Kylie Jenner shkëlqen me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtën ceremoni shfaqet edhe ish-i Travis Scott

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Fustani bronzi me detaje të veçanta, Zendaya spikat në Çmimet Governors

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëntë ditë para nisjes së “PASSION & ORIGIN” të Ramë Lahajt
Next Article “Kanë shkuar se i donte qejfi, gra pa burra janë”, Ermiona Lekbello reagon ashpër pas publikimit të videove intime të personazheve VIP
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?