By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë ditë para nisjes së “PASSION & ORIGIN” të Ramë Lahajt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Nëntë ditë para nisjes së “PASSION & ORIGIN” të Ramë Lahajt
Showbizz

Nëntë ditë para nisjes së “PASSION & ORIGIN” të Ramë Lahajt

admin
Last updated: 01/10/2026 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të nisë më 10 tetor turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, me koncertin e parë që do të mbahet në Kongresshaus Zürich.

I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të ngjitet në skenën e Kongresssaal në orën 20:00, për të sjellë një program muzikor që ndërthur këngët shqiptare me repertorin ndërkombëtar që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik.

“PASSION & ORIGIN” vjen si një udhëtim përmes muzikës, ku Lahaj rikthehet te rrënjët e tij përmes këngës shqipe, ndërsa njëkohësisht sjell para publikut pjesë të njohura nga repertori ndërkombëtar.

Pas koncertit të parë në Zürich, turneu do të vazhdojë në qytete të tjera evropiane dhe përtej kontinentit. Lahaj do të performojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe më pas në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura edhe ndalesa të tjera.

Përmes këtij turneu, tenori kosovar synon të takohet me publikun shqiptar në diasporë, duke e sjellë këngën shqipe në skena ndërkombëtare dhe duke ndarë njëkohësisht me audiencën repertorin që ka shënuar karrierën e tij.

Koncerti në Zürich mbahet më 10 tetor 2026, në orën 20:00, në Kongresshaus Zürich – Kongresssaal. Biletat janë në dispozicion përmes Ticketmaster.

You Might Also Like

Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde

Jennifer Lopez mahniti me një fustan me shpinë të hapur në një darkë bamirësie

“Kanë shkuar se i donte qejfi, gra pa burra janë”, Ermiona Lekbello reagon ashpër pas publikimit të videove intime të personazheve VIP

Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia

A ishte në dijeni për kamerën? Zbulohen detaje për rastin e videove intime, katër nga viktimat u thirrën për të deklaruar në polici

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
Next Article Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?