By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kalimi në opozitë i Aleancës për Shqiptarët përcillet me incidente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kalimi në opozitë i Aleancës për Shqiptarët përcillet me incidente
MaqedoniTOP LAJM

Kalimi në opozitë i Aleancës për Shqiptarët përcillet me incidente

admin
Last updated: 07/02/2024 08:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Partia Aleanca për Shqiptarët që konsiderohet me peshë për garën në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar debat të gjerë politik, por së fundi edhe incidente pas ndarjes së saj në dy pjesë. Kryetari i partisë që është pjesë e Qeverisë teknike, Arben Taravari, është kërcënuar me një plumb pas vendimit për të kaluar në radhët e opozitës shqiptare.

Një pjesë tjetër e partisë e ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka paralajmëruar shkarkimin e Taravarit. Zhvillimet në këtë parti, nga analistët, vlerësohen si betejë e dy blloqeve tjera për forcimin e pozicioneve të tyre. Përplasjet në këtë parti u përshkallëzuan pas takimit që përfaqësues të opozitës shqiptare dhe Arben Taravari patën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Njohësit e çështjeve politike thonë se periudha deri në zgjedhjet parlamentare do të jetë e tensionuar duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike të përcjella edhe me incidente.

Shpëtim Pollozhani, njohës i rrethanave politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë duhet ta kuptojnë se “rotacioni politik” nuk është edhe fundi i veprimit politik, andaj ato duhet të angazhohen për një garë zgjedhore demokratike dhe në fund ta lënë elektoratin të vendosë për ofertat, me të cilat partitë dalin në zgjedhje.

“Është dëshmuar se rotacioni është i shëndetshëm për demokracinë. Duhet të jemi të përgatitur edhe për skenar të këtillë, skenar dhune, por unë mendoj se do t’i thërrasin mendjes. Gara zgjedhore duhet të jetë vërtet demokratike, por duke marrë parasysh se shumë njerëz të pushtetit kanë qenë të dënuar për veprime jodemokratike, madje edhe kriminale, nuk shpresoj se do të jenë shumë demokratike, mirëpo duhet t’i lihet elektoratit që të vendosë”, thotë Pollozhani.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se tensione apo debate polemizuese është normale të ketë, por jo edhe incidente, pasi ato krijojnë efekt të kundërt te partitë politike.

“Është e qartë se do të ketë tensione politike, por me rëndësi të madhe është që ato tensione të jenë vetëm politike. Është normale të ketë tone të ashpra, debate polemizuese, qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, por nuk ka nevojë që ato tensione të dalin jashtë debateve apo të reflektohen në rrugë dhe kafene. Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se incidentet e tilla mund të kenë vetëm efekt të kundërt për ata që edhe i shkaktojnë”, vlerëson Bozhinovski.

Sipas tij, debati që ka ngritur në opinion Aleanca për Shqiptarë flet për rëndësinë që ka ajo si “lojtar i tretë” në bllokun e partive politike shqiptare, edhe për faktin se BDI-ja në pushtet po udhëheq në sondazhet kundër opozitës së bashkuar, por jo aq bindëse si më parë.

Prandaj, sipas Bozhinovskit, animi i Aleancës për Shqiptarët kah njëri apo tjetri bllok politik mund të nënkuptojë se kush do të mund të jetë fitues i zgjedhjeve më 8 maj dhe rrjedhimisht të jetë pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjiganti spanjoll dëshiron transferimin e Greenwoodit
Next Article Evropa duhet të ndërtojë ushtritë me të cilat njerëzit duan të bashkohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?