By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallas: Më mirë se kushdo tjetër e dini se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por qëndroni në të, Unioni është me ju
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kallas: Më mirë se kushdo tjetër e dini se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por qëndroni në të, Unioni është me ju
Maqedoni

Kallas: Më mirë se kushdo tjetër e dini se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por qëndroni në të, Unioni është me ju

admin
Last updated: 23/05/2025 14:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Bashkimi Evropian mbetet me Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit të plotë, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas në konferencën e pëbashkët për media me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së theksoi se kanë biseduar për shumë tema, duke theksuar se vendi është përfituesi i parë në rajon i asaj që ofron Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor, por edhe shteti i parë, që ka nënshkruar Partneritetin për siguri dhe mbrojtje me BE-në. Ajo theksoi se në takim, ndër të tjera, është biseduar për progresin e ekonomisë së Maqedonisë, duke theksuar se ky proces ka rëndësi të madhe edhe për vetë Unionin.

“Ky partneritet nënkupton bashkëpunim të përbashkët për Ukrainën edhe në fushën e luftës kundër terrorizmit sigurisht, ndërsa kjo tregon se integrimi gradual po funksionon. Por të dyja palët duan më shumë, dhe kjo është shumë e qartë. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Ju keni me të vërtetë histori të gjatë të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe kjo për ne është veçanërisht e rëndësishme në këto kohëra të trazuara, kur po shohim ndryshime serioze gjeopolitike në botë”, deklaroi Kallas.

Ajo foli edhe për përpjekjet që janë ndërmarrë nga ana e Qeverisë në lidhje me agjendën reformuese.

“Ju, më mirë se kushdo tjetër, e dini se rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, dhe mesazhi im sot është që të qëndroni në atë rrugë, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kjo gjithashtu do të thotë se BE-ja do t’i japë Maqedonisë së Veriut edhe më shumë mbështetje, pa dallim nëse bëhet fjalë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, theksoi Kallas.

Ajo shtoi se nga përvoja e dinë se progresi mund të jetë i shpejtë nëse ka vullnet politik, dhe si shembull të mirë përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Sigurisht, Maqedonia e Veriut përballet me zgjedhje të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e saj. Besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në të gjithë rajonin. Prandaj, le të ecim përpara së bashku dhe këtu dua t’ju siguroj se BE-ja mbetet përkrah jush”, porosit Kallas.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimovska: Sekretarët e përgjithshëm janë nxitës të dialogut ndërparlamentar
Next Article Raporteri në PE, Schieder: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?