Meriton Mjekiqi ka patur mbrëmë të ftuar në podkastin e tij, “A je bre normal”, Bardh Idrizin. Këngëtari i njohur si rrallëherë ka folur për statusin e tij si baba, eksperiencën në “Big Brother VIP 3”, karrierën e tij në muzikë si dhe vështirësitë që ka hasur.
Pjesë nga intervista:
Cilin prej bashkëpunimeve me artistët që ke bërë, do që të rikthesh edhe njëherë?
Bashkëpunimin me Elvanën. Kam qenë në një moment shumë kritik në atë kohë dhe ajo pranoi të bënte duet me mua, ndërkohë që nuk pranuan shumë artistë të tjerë.
Cilët janë sipas teje tre reperët më të mirë?
Unikkatil, Azet dhe Noizy. Me Unikkatil jam rritur, akoma i dëgjoj këngët e tij, akoma i dëgjoj tekstet e tij, nëse estrada do ishte fansa të dikujt, jemi fansa të tij. Mendoj që është i paarritshëm. Azetin, jo sepse e kam shok, jo sepse më ka suportuar gjithë karrierën time, por mënyra se si e ka kthyer një shqiptar tregun gjerman përmbys, ka qenë ai. Noizy, që prej 2008-2009 që e kam dëgjuar për herë të parë, ka sjellë diçka ndryshe. Më ka pëlqyer konsistenca e Noizy-t.