By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra
Maqedoni

Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

admin
Last updated: 24/10/2025 15:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 tetor – Një kamion është përplasur në bankinë në qarkoren e Shkupit ndërsa shoferi ka përfunduar në spital. Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit në Hipodrom, drejt Kumanovës. Qarkullimi u ndërpre për më shumë se katër orë.

“Në qarkoren e Shkupit, në Hipodrom, dalja për në Kumanovë, një kamion Mercedes u përplas në bankinë. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Megjithatë, qarkorja e Shkupit nuk është vendi i vetëm ku trafiku u ndërpre sot, pasi një kamion u përfshi në aksident tjetër trafiku në rrugën për në Dellçevë. Në këtë aksident u përfshinë tre automjete – një kamion dhe dy makina. Nuk pati të lënduar.

“Në autostradën M. Kamenicë-Dellçevë, në afërsi të fshatit Iliovë, ka ndodhur aksident trafiku midis një automjetit të mallrave “Volvo” me targa bullgare, i drejtuar nga V.H.G., një automjeti për pasagjerë “Mercedes” me targa nga M. Kamenica, i drejtuar nga B.P. dhe një automjeti për pasagjerë “Fiat” me targa nga M. Kamenica, i drejtuar nga M.S. Nuk ka të lënduar kurse aksi Kamenicë-Dellçevë është e mbyllur në të dyja drejtimet”, u shprehwn nga MPB.

Përveç këtyre aksidenteve, një makinë goditi katër këmbësorë në Lisiçe ndërsa një burrë 71-vjeçar u përplas me katërçikletën e tij në murin e një shtëpie. Këto ngjarje, të cilat policia po i heton, ndodhën një ditë më parë. Ndërkaq policia gjobiti edhe tre shoferë të pakujdesshëm që dolën nga rruga.

Aksidentet ndodhën në Kumanovë kurse në fshatrat Ratavicë dhe Zletovë të Probishtipit, policia kreu inspektim pasi disa automjete dolën nga rruga. Në të tre rastet u përcaktua se shoferët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. / Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lopatka: Shoh mundësi të mira për Maqedoninë e Veriut për rrugën euro-integruese
Next Article “Në beteja ka edhe humbje” – Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?