By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kanali famëkeq i Haraçinës së shpejti në histori, VLEN sjell zgjidhje, jo premtime!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kanali famëkeq i Haraçinës së shpejti në histori, VLEN sjell zgjidhje, jo premtime!
MaqedoniTOP LAJM

Kanali famëkeq i Haraçinës së shpejti në histori, VLEN sjell zgjidhje, jo premtime!

admin
Last updated: 03/08/2025 11:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 gusht – Falë angazhimit të Qeverisë së re dhe përkushtimit të pandalshëm të kuadrove të VLEN-it, investimet konkrete dhe të prekshme po bëhen realitet në çdo cep të komunës.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vizitoi nga afër përfundimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë, një projekt i jashtëzakonshëm në vlerë prej 63.9 milionë denarësh, financuar tërësisht nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky investim transformues, i gjatë 295 metra, ka rikthyer funksionin natyror të kanalit, i cili më parë ishte i bllokuar dhe i tejmbushur nga mbeturina. Sot, ky kanal ka një kapacitet të ri rrjedhjeje, rrit sigurinë për mbi 12.600 banorë, mbron sipërfaqet bujqësore dhe ul ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet sezonale.

Por kjo është vetëm një pjesë e ndryshimit që po sjell VLEN! Vetëm në muajt e fundit, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor, janë realizuar 20 projekte të tjera, me një vlerë totale prej 93 milionë denarësh, përfshirë: ndërtimin e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në rrugët e Haraçinës, rregullimin e shtratit të lumit në Mojancë, Grushinë dhe Orllancë, ndërtimin e trotuareve, shtigjeve për këmbësorë dhe hapësirave publike funksionale e të sigurta për qytetarët.

Paralelisht, përmes Ministrisë së Transportit, po realizohen investime shtesë prej 53 milionë denarësh për rikonstruksionin e rrugëve lokale, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e lëvizjes dhe ndërlidhjen me zonat përreth.

VLEN po dëshmon se ndryshimi nuk është premtim, por vepër.

Këto investime janë historike, janë transformuese, janë dëshmi e një qeverisjeje që i përgjigjet realisht nevojave të qytetarëve. Ky është vetëm fillimi! Haraçina do të jetë shembull i suksesit dhe zhvillimit! VLEN do të vazhdojë me fuqi të shumëfishuar, me projekte madhore që e çojnë komunën dhe gjithë rajonin në një nivel të ri dinjiteti dhe mirëqenieje.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arben Fetai reagon pas thirrjeve ksenofobe ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani
Next Article Mexhiti: Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?