By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën
Maqedoni

Kasami: Opsioni i vetëm është VLEN, Aliu e ka gabuar fushatën

admin
Last updated: 06/10/2025 02:02
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN sonte dha arsyet se pse në Tearcë duhet të rrethohet numri 7 dhe të votohet për Daut Memishin.

Ajo që dihet në këto zgjedhje, sipas tij, është se kemi një opsion që garon për zgjedhjet lokale dhe se opsioni tjetër siç shton, “nuk garon për zgjedhjet lokale”.

“Ju e dini se artikulimi i tyre në gjithë fushatën është se kontestojnë legjitimitetin e VLEN, dhe ata duan votën tuaj për pushtetin lokal për të tentuar për të ardhur në pushtetin qendror. Me këtë vetvetiu tregojnë se në nëndijen e tyre nuk kanë dalë për të ofruar program dhe kandidatët më të mirë, sepse halli i tyre nuk është Tearca, halli i tyre është si të vijnë në kolltukët e tyre të ngrohta të pushtetit në Shkup që i shfrytëzuan për 20 vite”, tha Kasami gjatë tubimit në Tearcë.

Në këto zgjedhje, Kasami tha se opozitës madje i intereson vota që të kërkojnë pastaj zgjedhje të parakohshme, por realisht për zgjedhje lokale opsioni i vetëm është VLEN, ndaj edhe nuk u ikin temave që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.

“Në zgjedhjet parlamentare ne fituam dhe ne përfaqësojmë shqiptarët. Prandaj, edhe njëherë po i themi Aliut dhe opozitës se e keni gabuar fushatën në kohë dhe hapësirë, në zgjedhjet lokale duhet të ofroni kandidatët dhe programin më të mirë dhe këtë po e bëjmë ne dhe nuk ikim nga diskutimet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë Kasami.

Ndërsa Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi në Tearcë tha se fituesi në këtë komunë është përcaktuar prej momentit që është shpallë kandidatura e Daut Memishit.

“Qytetarët e Tearcës janë të bashkuar rreth figurës dhe kandidaturës së Daut Memishit dhe këtë ua vërtetoj edhe me sondazhe dhe me gjitha anketat që kemi bërë. Përveç që VLEN është i bashkuar edhe anëtarët e partive tjera janë shpreh se do ta votojnë Daut Memishin, sepse është kandidati më i mirë, më i dëshmuar dhe më i pagatitur”, tha Azizi.

Ai madje tha se nga ky moment, kandidatët e VLEN nuk do të kenë konkurrentë më kandidatët e BDI-së sepse siç tha, “ata i ka zënë gjumi”.

“Konkurrenca do të jetë përballë Dautit, Izetit, Blerimit, Fetiut, dhe kandidatëve të VLEN që janë padyshim kandidaturat më të mira që ka ky komb dhe ky vend”, ka thënë Azizi.

Kurse kandidati nga VLEN për komunën e Tearcës, Daut Memishi në Tearcë tha se ndryshimi ka filluar dhe po vërehet shpresa që nuk mund ta ndalë askush.

“Vitet e fundit na kanë ofruar vetëm mashtrim, padrejtësi dhe përbuzje. Na kanë lënë pas dore dhe na kanë harruar. Por Tearca nuk pranon premtime boshe, dua t’ju them qartë, vij nga ju, nga rruga, djersa dhe nga puna, vij nga fshati, toka, sporti dhe nga çdo vend ku është derdhur mund dhe ndershmëri”, tha Memishi në hapjen e fjalimit.

Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje, por edhe për zgjidhje, për dinjitet dhe për ta kthyer besimin dhe shpresën në brezin që po rritet.

“Sonte them se gjithçka do të ndryshojë. Ne do ta bëjmë komunën e Tearcës komunë të punës, rritjes dhe barazisë”, tha Memishi në tubim.

Ndërsa në Tearcë kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se Daut Memishi, si kandidat për kryetar dhe lista e këshilltarëve të VLEN-it, e kryesuar nga Lavdim Farizi, do ta sjellin ndryshimin e madh.

“Me 19 tetor në Komunën e Tearcës do të ndërpritet praktika e keqmenaxhimit nga autoritetet lokale. Punëtorët arsimorë, shëndetësorë, socialë e çdo punëtor që varet nga pushteti lokal do ta shijojë suksesin e qeverisjes lokale VLEN, sepse VLEN-i nuk kërcënon, nuk zhvat e nuk hakmerret. Një zë për Tearcën. Rretho numrin 7!”, ka shkruar Ibrahimi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plani 20-pikësh i Trumpit për paqe në Gaza
Next Article Ramadani në Nerez: “Bashkë për vizionin e përbashkët të Shkupit!”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?