By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

admin
Last updated: 24/06/2026 19:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 24 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Tetovës dhe Kukësit.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Albert Halilaj. Një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe përvoja mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal”, ka deklaruar Kasami.

Sipas tij, gjatë bisedimeve vëmendje e veçantë i është kushtuar mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve përkatëse.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare, të cilat mund të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim përvojash dhe përfitime konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit”, theksoi Kasami.

Takimi u vlerësua si një hap drejt forcimit të lidhjeve mes dy komunave dhe identifikimit të nismave të përbashkëta që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave që ato përfaqësojnë.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Shkollat po mbyllen, arsimtarët mbesin, për 7 vjet 17 mijë nxënës më pak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Next Article ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni
Deklarata bombë e Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?