Shkup, 19 shkurt – Eurodeputetja Kathleen van Brempt thekson se jo vetëm Maqedonia e Veriut duhet të përgatitet për anëtarësim në BE, por edhe vetë BE duhet të ndryshojnë sistemin e votimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Brempt në një intervistë për “TV21” tha se sistemi i votimit për anëtarët e rinj të BE-së duhet të ndryshohet, sepse me modelin aktual, Evropa, sipas saj, do të bëhet më e madhe për sa i përket territorit, popullsisë dhe ekonomisë, por më e dobët për sa i përket vendimmarrjes politike.
Ajo tha se është e angazhuar përfundimin e procesit të zgjerimit të BE-së, sepse në një situatë të tillë lind zhgënjimi në vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Situata është shumë komplekse. Shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor janë të zhgënjyer me Evropën sepse procesi i zgjerimit është vonuar. Unë e kuptoj atë”, tha Brempt.
